FOTO/ Gjurmohen nga policia dhe kapen duke shkarkuar kanabisin, 2 trafikantë

FOTO/ Gjurmohen nga policia dhe kapen duke shkarkuar kanabisin, 2 trafikantë

203
0
Shperndaje

img-20161002-wa0014-563x1000MALLAKASTER – Dy të arrestuar dhe 25.5 kg kanabis, ky është rezultati i operacionit policior “land” që zhvilloi dje Policia e Fierit.

Operacioni u inicua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, duke përdorur metodat speciale të hetimit.

Të arrestuarit janë: Artur Kapllani, 41 vjeç, banues në lagjen “Bylis”, Ballsh dhe Luftar Xhafa, 42 vjec, banues në Kuman , Roskovec.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fashtin Kalenjë, Mallakastër, në vendin e quajtur “Fushë” u kapën duke shkarkuar 25.5 kg lëndë narkotike kanabis nga një “Opel Astra” me targa AA 158 BG të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me dy aparate telefoni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.