FOTO/ E gjithë Spanja në shesh për Ermonela Jahon

FOTO/ E gjithë Spanja në shesh për Ermonela Jahon

273
0
Shperndaje

Mbi 90 qytete dhe qendra kulturore anembanë Spanjës janë bashkuar me transmetimin live të operës “Otello” ku rolin kryesor të Desdemonës e luan sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho.

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho e cila po korr suksese të jashtëzakonshme në skenën operistike botërore, mbrëmë ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut spanjoll dhe jo vetëm.

Mijëra qytetarë kishin mbushur, sheshet dhe auditoriumet në Spanjë për ta ndjekur drejpërdrejt, operën “Otello”, ku artistja shqiptare Ermonela Jaho interpretoi rolin kryesor të Desdemonës përkrah tenorit Gregory Kunde që luan Otellon.

Mbi 90 qytete dhe qendra kulturore anembanë Spanjës janë bashkuar me transmetimin live të operës “Otello” e cila u shfaq për publikun përmes ekraneve në 140 mjedise publike, transmeton KultPlus Në videon në vijim janë pamjet nga atmosfera në qytetet spanjolle gjatë shfaqjes së operës.

Në sheshin kryesor të Vellandoidit shumë qytetarë kanë pritur nga pasdita e së shtunës për ta siguruar një karrige të vendosur në shesh për ta parë këtë shfaqje.

Kryebashkiaku i qytetit të Valladoid-it, Oscar Puente, dhe drejtori i përgjithshëm i Teatrit Mbretëror, Ignacio García-Belenguer, janë shfaqur para mediave për ta mbështetur këtë aktivitetet që solli operën tek publiku i gjerë, me rastin e shënimit të dyqindvjetorit të këtij institucioni kulturor në Madrid.

Shfaqja është ndjekur përmes projektorëve edhe në Sevilje kryeqytetin e bashkësisë autonome të Andaluzisë dhe në Granadë. García-Belenguer ka theksuar se “kultura duhet të jetë për të gjithë” dhe kapaciteti i Teatrit Mbretëror është e kufizuar për të akomoduar të gjithë ata që kanë shprehur interesim për ta parë operën.

Kryetari i komunës është i bindur se ky bashkëpunim mund të shtrihet në të ardhmen dhe të shërbejë për t’i dhënë fund “konceptit elitist” sa i përket operës.

Opera “Otello” e kompozitorit Xhyzepe Verdi e cila është e bazuar në veprën e Shekspirit, javën e kaluar hapi sezonin 2016/2017 të Teatrit Mbretëror në Madrid.

Pas shfaqjes së mbrëmshme do të jenë edhe 11-të repriza në Spanjë./KultPlus.com

20160925014424247600

Picture 1 of 5