Flamuri i Shqipërisë mund të ndalohet edhe në ndeshjen Kosovë – Kroaci

Flamuri i Shqipërisë mund të ndalohet edhe në ndeshjen Kosovë – Kroaci

127
0
Shperndaje

loro_1475500360-6859993Në përballjen Kosovë – Kroaci që do të luhet më 6 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, mund të ndalohet flamuri kombëtar shqiptar
Lajmi është konfirmuar nga vetë tekniku i Kosovës, Albert Bunjaki, që tha se flamujt e vendeve të treta mund të mos lejohen nga FIFA, shkruan “Shekulli”.

“Flamujt e vendeve të treta mund të ndalohen edhe në këtë ndeshje. Flamuri i Shqipërisë mund të mos lejohet as në Shkodër”, u shpreh trajneri Bunjaki.

Flamuri kuqezi u ndalua, gjithashtu, në ndeshjen e parë debutuese që Kosova zhvilloi ndaj Finlandës.