6:32 pm - Saturday May 25, 2013

Ermali refuzon “Dancing”: Nuk di të kërcej

Pas publikimit të lajmit rreth pjesëmarrësve potencialë tek spektakli ‘’Dancing with the stars’’, menjëherë filloi diskutimi rreth kandidatëve se kush do të mund të marrë pjesë e kush jo. Pasi kandidaturat përfundimtare ende nuk janë bërë publike, këngëtari Ermal Fejzullahu, në një intervistë dhënë në Kosovë, ka deklaruar se është duke refuzuar ofertën e spektaklit për shkak se nuk di të kërcejë. “Edhe pse organizatorët e “Dancing with the Stars Albania” më kanë propozuar për të qenë pjesëmarrës në këtë show, unë do ta refuzoj këtë ftesë, sepse nuk di të vallëzoj, thjesht nuk kam talent për këtë fushë. Unë i falënderoj organizatorët, por me keqardhje mund t’ju them që nuk mund të marr pjesë në këtë show’’, thekson këngëtari, i cili ka bërë publike planet e tij për këtë vit, ku përfshihet dhe dueti me këngëtaren e njohur, Leonora Jakupi. “Kemi vendosur që së bashku me Leonorën të sjellim një këngë të veçantë në skenën muzikore. Nuk mund të jap shumë të dhëna për këngën, ngaqë preferojmë që deri në dalje çdo gjë të jetë befasi. Por, pres që kënga të pëlqehet dhe kam përshtypjen se do jetë një hit i radhës nga unë dhe Leonora”, ka treguar Ermali, që tashmë është bërë i pavarur nga prindërit duke jetuar në vilën e tij në periferi të Prishtinës. Kohëve të fundit, këngëtari është duke bërë shumë pak jetë nate, pasi tashmë ka dy fëmijë dhe kohën e lirë që ka jashtë koncerteve, mundohet t’ia kushtojë familjes.

Filed in: SHOW BIZ

No comments yet.

Leave a Reply