Welcome to www.publialb.com

Login to www.publialb.com and enjoy the full functionality of this site. If you don't want this to happen, go to the normal www.publialb.com login page.

What does having an account let you do?
  • - View your submitted articles
What does it cost me?

Having a www.publialb.com account is absolutely FREE! All we require is your email address and a password, and you can start saving your designs today!

Member Login
Lost your password?
Not a member yet? Sign Up!

Monday, June 18, 2012

Ermali i “BB5”: Ja pse nuk dua të bashkëjetoj me Françeskën

by

“Lidhja jonë është një lidhje normale dhe s‘ka arritur në atë gradë që ne të mos bëjmë asnjë moment pa njëri-tjetrin”

Ishte mësuar me vëmendje mediatike, e ndaj përballë kamerave dinte si të mund të jepte më të mirën e tij. 25- vjeçari Ermal Merdani hyri në “Big Brother 5” me një synim të mirëmenduar, pikërisht për të bërë realitet ambicien për të qenë një moderator programesh televizive me audiencë. Aventurën e tij në BB ai e përjetoi në çift me Françeskën. Ndaj në këtë intervistë tregon taktikat për ta luajtur lojën i vetëm dhe si po e jeton në realitet lidhjen me 18-vjeçaren nga Vlora.

 

Në lojën tënde në “Big Brother 5” u komentove si një djalë arrogant dhe mendjemadh. Je kështu në të vërtetë?

Jo aspak. Edhe në lojë nuk besoj se u prezantova si mendjemadh. Sa për arrogant, duhet të jem gjithmonë me njerëzit që nuk i njoh, aq më tepër në një spektakël të tillë që nuk e di me kë ke të bësh, nuk e di fare sjelljen e tyre e cila mund të jetë dhe e shtirur, dhe natyrisht që do u vendosësh një barrierë, dhe barriera ime në këtë rast ishte arroganca. Edhe në jetë kështu veproj, derisa me kalimin e kohës muri rrëzohet duke krijuar lidhje sociale me personat që më rrethojnë. Këtë e bëj që të mos u lejoj të tjerëve të më zbulojnë mua të parët se kush jam, por t’i njoh unë i pari.

Hyre në lojë me një titull, atë të misterit. Të ka dhënë pikë apo të ka ulur ky fakt, pasi në kohët që jetojmë një mashkull i bukur edhe paragjykohet?

Me lojën time unë e rrëzova mentalitetin që ekziston mbi njerëzit e bukur, që mendohet se nuk dinë të bëjnë asgjë në jetë. Unë përkundrazi, tregova që dija të bëja shumë gjëra duke filluar nga gatimi, aq sa i kam lënë të gjithë me gojë hapur. Dhe pas një bilanci në mendjen time, pas kësaj loje unë ia arrita qëllimit që të dal si personi më pozitiv në lojë.

Ndërkohë u komentove shumë për lidhjen me Françeskën, ku u etiketove si djali që i bën presion të dashurës….

Françeska në sfilatë

E di dhe gjithmonë e kam kundërshtuar këtë perceptim të gabuar për mua. Unë përkundrazi, e di si është shoqëria jonë dhe me qëllimin e mirë jam përpjekur të bëj disa ndryshime të vogla në mentalitetin e shoqërisë, sidomos me modelin që dhashë në lidhjen time me Françeskën. Pikërisht në këtë lidhje unë kam qenë korrekt dhe jo ndikues, pavarësisht se herë pas here më kanë etiketuar si tipi i mashkullit që ushtroja presion ndaj Françeskës. Unë gjithmonë e kam mohuar këtë fakt, kam bërë gjithçka që duhet të bëjë një mashkull i vërtetë, dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja që pas daljes nga loja më kanë ardhur shumë ftesa për martesë, sidomos nga mamatë për vajzat e tyre. (qesh).

Françeska si i ka pritur këto propozime për martesë, është ndier xheloze?

Jo, ajo i kupton shumë mirë dhe nuk i tingëllojnë të çuditshme për të këto propozime. Gjithashtu më duhet të theksoj se jam shumë mirë me Françeskën.

Por siç ndodh shpesh me historitë e krijuara në BB, edhe lidhja juaj nuk u shpëtoi dot paragjykimeve. Si je ndier kur disa nga banorët e kanë konsideruar lidhje thjesht për lojë?

Unë jam përpjekur që ta mbroj këtë lidhje, që u krijua mes meje dhe Françeskës në BB për t’u dhënë një këshillë njerëzve kudo ku janë, që mos u merrni me fjalë lart e poshtë, por lërini njërëzit të jetojnë si të duan dhe të bëjnë çfarë të kenë qejf me jetën e tyre, pa cenuar të drejtën e tjetrit. Kjo ishte ajo që unë tregova me debatet e mia, duke mbrojtur veten dhe Françeskën.

Po për lidhjet tuaja të mëparshme që janë përfolur dhe nga banorët, keni diskutuar me njëri-tjetrin?

Po kemi biseduar, dhe ka qenë Françeska ajo që është mërzitur, e ndikuar edhe nga banorët. Mendoj se janë gjëra normale për çdo njeri, dhe dy njerëz të emancipuar duhet t’i kuptojnë shumë mirë.

Të intereson ty e shkuara e femrës me të cilën krijon lidhje? Në këtë rast je ndikuar nga komentet?

Absolustisht, jo. Nuk më shqetëson fare e shkuara, pasi një femër, apo Françeska në rastin konkret, rri me mua se i pëlqen dhe ka dëshirë. Dhe kjo është e rëndësishmja në një çift.

E tashmë që loja ka përfunduar, vazhdoni të grindeni apo po jetoni një lidhje më të qetë?

Jo, tashmë lidhja është normalizuar dhe madje s’kemi zënka fare jashtë, ndoshta ngaqë nuk kalojmë më 24 orë në 24 bashkë si në lojë. Për shembull kemi një javë që Françeska është në Vlorë, dhe ne flasim në telefon. Është bukur dhe kështu.

Tani që po e jeton lidhjen jashtë emocioneve të garës, është Françeska vajza e duhur për ty?

Si fillim mund të them se Françeska që po njoh tani, është njësoj si ajo që kam njohur në lojë. Kurse për sa i përket ideales, secili nga ne ka një person ideal në mendje, por që është e pamundur ta gjesh dhe ndaj mbetet gjithmonë një ëndërr në sirtar. Françeska më duket shumë më e mirë jashtë, pasi është më e qetë dhe ndoshta në BB ndikohej nga banorët apo presioni i lojës.

Është lidhja juaj nga ato pasionantet?

Mua më duket lidhje normale. S’është se ka ndonjë veçanti dhe s’mund ta parashikoj se sa do të zgjasë. Për momentin jemi vërtet mirë pranë njëri-tjetrit.

Në një intervistë, babai yt është shprehur skeptik ndaj lidhjes. Ka ardhur Françeska për vizitë në shtëpinë tuaj, si është pritur nga prindërit?

Po, Françeskën e mora në shtëpi, ku u takua me familjen time. Për sa i përket asaj që ka shprehur babai, mund të sqaroj se opinioni i prindërve ishte i ndikuar dhe nga gazetat. Por prindërit e dinë shumë mirë çfarë bëj, ata nuk janë ndikues në zgjedhjet e mia, pasi e dinë që nuk gaboj. Jam gjithmonë vigjilent dhe nuk ma ha qeni shkopin kollaj.

Keni planifikuar pushime, dhe a keni marrrë ndonjë ofertë turistike si çift nga ndonjë fans?

Jo, nuk kemi marrë asnjë ofertë nga ndonjë fans. Por kemi plan të shkojmë me pushime në Korfuz bashkë me Erionin e BB5. Shpresojmë të shkojmë së bashku, por gjithmonë kur të marrim lekët si finalistë nga produksioni i “Big Brother”.

Ndërkohë u fol për një bashkëjetesë, është një hap që do e hidhni bashkë?

Bashkëjetesë jo, pasi mjaft bashkëjetuam për tre muaj të përkthyera gati në një vit. Mendoj se është shpejt dhe nuk ka ndonjë arsye konkrete e fortë që ne të bashkëjetojmë. Lidhja jonë është një lidhje normale dhe s‘ka arritur në atë gradë që ne të mos bëjmë asnjë moment pa njëri-tjetrin. Françeska do të vijë në Tiranë në shtator që të fillojë shkollën dhe lidhja jonë do vazhdojë normalisht.

Gjithsesi, kjo është një lidhje e krijuar në një reality show. I ke paragjykuar çiftet e BB-së, beson në jetëgjatësinë e tyre?

Nuk i kam paragjykuar, pasi varet nga marrëdhënia e secilit çift. Unë i kam parë më parë të gjitha çiftet e krijuara në katër edicionet e mëparshme të BB, dhe ajo çfarë kam vënë re edhe të lidhur kanë bërë lojën. Solla një risi në BB5, duke servirur modelin e çiftit të lirë gjatë ditës, ku secili është në punën e vet dhe të lidhur gjatë darkës, ndërsa bisedonin bashkë. Dhe në sajë të kësaj strategjie unë dhe Françeska jemi i pari çift që kemi arritur në finale bashkë, pasi unë kam dashur të bëhet kështu dhe e kam shprehur që në fillim.

Ermali: Në shtator do më shihni në ekran

Është student i Shkencave Politike, dhe aktualisht i angazhuar në organizatën e të rinjve “Kuvendi civil”. Pohon se i pëlqen politika, por para së gjithash Ermali gjithmonë e ka shprehur se ambicia e tij kryesore është ekrani. “Në shtator shpresoj të jem në ekran. Kam dëshirë të jem pjesë e televizionit sezonin e ri televiziv, dhe mundësia e parë që do më jepet, do e shfrytëzoj në maksimum duke dhënë gjithë potencialin tim për të arritur më të mirën time e për të qenë një moderator i pëlqyer në televizion”, thotë Ermali. “Dëshira ime është të realizoj një emision me të rinj, ku të debatohet për tema sociale e ata të flasin për jetën e tyre. Aktualisht kam marrë ofertat e para, por natyrisht që do dëshiroja të jem pjesë e “Top Channel”. Këta dy muaj të verës do të punoj si menaxher në lokalet e natës, ndërsa me Erionin kemi një ofertë për të punuar në Lollipop-in veror në Drimadhes”, tregon Ermali.

Si një menaxher i clubeve të natës, Ermali nuk mund t‘i lërë pa frekuentuar eventet që organizohen në Tiranë, në prani ose jo të Françeskës. Këto ditë që e dashura e tij ndodhet në qytetin  e lindjes, Vlorë, Ermali është fotografuar në shoqërinë e miqve të tij në hapjen e “Sumer Matis”, në një grand party të organizuar në tarracën e “Magic 4”, ku tashmë ndodhet “Matis feel good”. Në party-n ku ishin të pranishëm të gjithë balerinët dhe VIP-at e “Dancing With the stars” u fotografuabn dhe shumë personazhe të të tjerë të “Big Brother”.

 

Related Articles

  • No related post found.

Leave a Reply

RSS www.publialb.com

>
Rss Technorati Twitter RSS2