‘Eri është në parajsë’, emisioni ‘Stop’ dedikim gazetares së ndierë

48

Gazetarja e re qe humbi jeten papritur ne nje aksident tragjik pak dite me pare, punonte ne emisionin investigativ Stop, i cili sonte i ka kushtuar nje dedikim Erit.

Emisioni “Stop”, minutat e kësaj të hëne ia dedikoi Erit, gazetares 24 – vjeçare e cila nuk jeton më.

“I shprehim ngushëllime familjarëve të Erinoldës. Dua që nëpërmjet zërit tonë, madje vetë Eri po të ishte gjallë do ta thoshte këtë pjesë, sigurinë rrugore“, tha drejtuesi i “Stop”, Saimir Kodra.

Sëbashku me Gentin, ata shprehën mirënjohjen për gazetaren 24 – vjeçare, për kohën që ishte pjesë e stafit të emisionit.

“Eri është në qiell, është në parajsë… Eri të kemi xhan”, tha Genti.

Erinolda Isufaj humbi tragjikisht jetën të shtunën në rrugën Lushnje – Berat, pasi një bllok mermeri u shkëput nga kamioni dhe ra në makinën ku udhëtonte e reja sëbashku me familjen e saj.