E sulmuan se ishte homofobike, aktorja e njohur gjendet e vdekur në moshën 23-vjeçare

18
REKLAMA

Aktorja e njohur e filmave “+18”, August Ames është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Kaliforni. Emri i saj i vërtetë ishte Mercedes Grabowski dhe ishte vetëm 23 vjeç.

Inspektori Mjekësor ka konfirmuar se August ka kryer vetëvrasje duke varur veten. Mendohet se aktorja kohët e fundit ka qenë shumë e rënduar psikologjikisht pas sulmeve që ka pasur në rrjete sociale.

REKLAMA

Pak kohë më parë ajo kishte postuar një status në Twitter ku shkruante se kishte refuzuar të luante një film me dy djem që kishin luajtur pornografi porno e pas kësaj, August ishte sulmuar shumë nga ndjekësit të cilët e quanin homofobike.

Mikesha e saj është shprehur se August po vuante nga depresioni për shkak të sulmit që pësoi në internet këto ditë.

Bashkëshorti i 23-vjeçares ju lut mediave që këtë çështje ta mbajnë sa më private duke u shprehur se ajo ishte njeriu më zemërmirë që ka takuar.

August Ames ka luajtur 270 filma që nga viti 2013 dhe këtë vit ishte e nominuar si performuesja më e mirë e filmave “+18”.

REKLAMA