E plasi Veliaj: Nuk i duroj dot pjeshkat që kalojnë para bashkisë

30

Sot në mbrëmje ka startuar emisioni i ri i Roza Latit, në “Ora News” dhe i ftuari i parë ka qënë pikërisht  kryebashkiaku, Erion Veliaj.

Duket se në këtë dalje publike, ai ka dalë pak nga formati strikt qe i imponon posti i tij dhe i është përgjigjur disa pyetjeve personale.

Roza e ka pyetur kryebashkiaku se çfarë  e bezdis më së shumti  dhe përgjigja e tij ka qënë: “Njerëzit që kruajnë hundën në publik, sidomos kur bëjnë ndonjë bisedë dhe i shkon kyçi në hundë”

Moderatorja ka vazhduar më tej duke e pyetur  se çfarë e bezdis konkretisht  tek femrat.

“Kur shikon një super femër ose “pjeshkë” si i thonë tani dhe ajo kalon para bashkisë e bën selfie. Deri këtu nuk më shqetëson por kur hedh atë atë facoletën ne tokë…. Apapapa, hapu dhe!

Është ajo shprehja : “Njeriu  del nga fshati, por fshati nuk del nga njeriu.”