E pazakontë/ Forcat Shqiponja ndalojnë dasmorët në Tiranë, por ja çfarë ndodh...

E pazakontë/ Forcat Shqiponja ndalojnë dasmorët në Tiranë, por ja çfarë ndodh në fund

129
0
Shperndaje

Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë. Forcat “Shqiponja” kanë ndaluar makinat e dasmorëve në orët e vona të natës. Ky veprim i tyre ka habitur njerëzit në rrugë dhe në automjete, pasi nuk para ndodh që të kontrollohen makinat e dasmorëve.

Punonjësit kanë ushtruar kontrolle, kanë kërkuar dokumentacionet dhe më pas i kanë lënë të lirë dasmorët, por është krijuar edhe kaos dhe rrëmujë në rrugë.

Ndërkohë videoja është publikuar nga newsbomb.al, ndërsa një dëshmitar ka dërguar një mesazh për “Jetaoshqef.al”, duke thënë se ky është një akt i ulët dhe se në automjetet e dasmorëve nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë.

“Prsh jeta osh qef. Nje skene turpi per policine e rilindjes se plehrave pak para minutash. Ndaluan disa makina me dasmor edhe erdhen “Shqiponjat” bashke me disa police te ashtuquajtur, duke bere si te frikeshem e te vendosur per ti ndaluar. I ndaluan edhe aty per aty filloi debati me policet qe perfunduan te share nga motrat e nga ropt. Dasmoret iken pa pyetur per polici as per shtet,kurse policet ngelen si muta te lagur duke i bertitur njeri-tjetrit. Policiaqenukduam. Bravo çuna”, ishte ky mesazhi i një dëshmitari që pa të gjithë skenën.