11:42 pm - Friday May 24, 2013

E fitoi në loto Lamborghinin pas gjashtë orësh e shkatërroi

David Dopp nga Utah në SHBA ishte njeriu me fat kur në lojën shpërblyese fitoi një makinë fringo të re, Lamborghini me vlerë 380.000 dollarë. Dashuria e babait të gjashtë fëmijëve dhe Lamborghini Murcielago LP640 Roadster nuk zgjati shumë. Vetëm gjashtë orë pasi që e fitoi makinën përfundoi në një shtyllë përskaj rrugës duke e bërë makinën copë-copë. Për fat, Davidi dhe bashkudhëtari tjetër shpëtuan pa lëndime, ndërsa sigurimi do të merret me dëmet e makinës. Policia vlerësoi se fatkeqësia ndodhi për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, por nuk e përjashtojnë mundësinë që makina të jetë futur në ndonjë gropë në rrugë e më pas “ka dalë nga kontrolli”. Në foto mund te shihni fituesin fatlum, i cili është fotografuar menjëherë pasi kishte fituar makinën italiane, gjashtë orë pas aksidentit:

Filed in: AUTO NEWS, KURIOZITETE

No comments yet.

Leave a Reply