“E dua si ditën e parë”, 82-vjeçari britanik i dhuron gruas autobusin...

“E dua si ditën e parë”, 82-vjeçari britanik i dhuron gruas autobusin ku u njohën

249
0
Shperndaje

bus

Një gjest i vecantë dashurie ka qënë ai 82-vjeçarit britank për të surprizuar gruan e jetës së tij.
Ken Morgan pagoi 12 mijë paund për të blerë autobusin bardhë-e-kuq, të cilin e mbanin si koleksion në një muze autobusësh si një dhuratë për gruan e tij Shirley.

Ish-piloti Ken Morgan u njoh megruan e tij Shirley e cila punonte konduktore në një autobus të rrugës Gloucester dhe Cardiff në vitin 1956

Morgan, në atë kohë 22 vjeç, e takoi bashkëshorten e tij, 18 vjeç në udhëtimin 97 km me autobus, përpara se ta ftonte atë në takim.
Ai la forcat ajrore për t’u stërvitur si shofer autobusi dhe për të punuar pranë saj.

“Të punoja në një autobus me Shirley-n ishin momentet më të bukura të jetës sime”, tha Morgan.

“Kaluam kohë të bukura atëherë. E adhuroj Shilrey edhe sot si ditën e parë”, tha ai