DYSHIMET: DY GAZETARËT RUSË TË ARRESTUAR NË KOSOVË, AGJENTË TË KGB-SË ME...

DYSHIMET: DY GAZETARËT RUSË TË ARRESTUAR NË KOSOVË, AGJENTË TË KGB-SË ME MISION SEKRET

179
0
Shperndaje

f7d08e79b631c0271bdc3e905e0005d1_l

Dy gazetarët rusë të “Noboctoni Front”, Oksana Sazonova dhe Sergej Belous rreth të tridhjetave dhe të pajisur me kartat e gazetarit si reporterë, janë arrestuar papritmas nga një grup i trupave speciale të Kosovës në Hoçë të Madhe të rahovecit.

Dy gazetarët kishin marë me vete si njohës të terrenit Zvonko Mihajlloviç, ish-kryetari i Shtërpçes, me të cilin kishin qëndruar në një lokal buzë rrugës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy nga gazetarët rusë janë dëbuar nga Kosova për 5 vjet dhe janë gjobitur me 200 mijë euro për arsye se kanë kaluar kufirin për të hyrë në Kosovë, pa dokumente përkatëse.

Por dyshimet për rolin e tyre në Kosovë, që sipas tyre po raportonin për gjendjen e serbëve në Veri të Mitrovicës, shtohen pas raportimeve në mediat serbe se kanë qenë shërbimet sekrete të NATO-s që kanë njoftuar autoritetet kosovare.

Ka dyshime se gazetarët rusë janë agjent te KGB-së të cilët ne rajon gjenden me mision te caktuar.

Njoftimi i policisë:

Me datën 15.09.2016 rreth orës 18:30 nga patrulla policore e Stacionit Policor në Rahovec është ndaluar një veturë e tipit Peugeot me targa KS, të cilën e drejtonte një shtetas serb i Kosovës (Z.M.) i lindur me (1972) nga Shtërpca, në veturën e të cilit kanë qenë edhe dy shtetas të huaj të cilët janë prezantuar si gazetarë, njëri i gjinisë mashkullore S.B. i lindur më (1991) në Ukrainë, ndërsa tjetri i gjinisë femrore S.O. e lindur më (1993) në Ukrainë, tani me nënshtetësi të Federatës Ruse.

Policia e Kosovës, respektivisht autoritetet e policisë kufitare nga drejtoria për migrim dhe të huaj ka trajtuar rastin duke ndermarr veprime të menjëhershme sipas procedurave të parapara dhe ligjeve të aplikueshme në vend. Personat e ndaluar janë derguar në qendrën e mbajtjes për të huaj për të vazhduar me procedura të mëtejme sipas ligjit.

Pas verifikimeve të nevojshme është vërejt se përveç që këta persona nuk kanë vizë të RKS­së, nuk kanë të vendosur as vulën hyrëse e cila vendoset nga autoritetet tona policore në pikëkalimet kufitare. Përderisa në konsultim me prokurorët kompetent shtetasit në fjalë janë trajtuar në pajtim me dispozitat e Ligjit për te Huajt për qëndrim të paligjshëm sipas nenit 93 paragrafi 1 pika 1.1. dhe 1.2 si dhe dispozitave ndëshkimore të parapara në nenin 129 pragrafi 1 pika 1.2.

Pra, të njëjtëve, nga autoritetet kompetente policore të RKS­së iu është shqiptuar gjoba sipas ligjit dhe Urdhër Largimi me Forcë, me ndalesë rihyrjeje prej pesë (5) viteve.