Dybala sfidon Messin dhe Ronaldon për ‘Topin e Artë’

16
REKLAMA

Paulo Dybala nuk po kalon një moment të lehtë, veçanërisht në Champions League ku nuk shënon që nga prilli i kaluar.

Related image

Sulmuesi argjentinas i Juventus ka dhënë një intervistë për “Vanity Fair” ku ka thënë se: “Zoti na bën një dhuratë, më pas ajo dhuratë duhet ruajtur. Kam parë shumë fenomenë në ekipet e moshave, të rinj për të cilët thuhej: ‘Sikur të kishte kokën në vendin e duhur, mund të ishte Maradona ose Messi’. Unë kam punuar për të shmangur pikërisht këtë”.

Ëndrra e Dybala është të fitojë “Topin e Artë”, trofe të cilin në 9 vitet e fundit është bërë “pronë’ e Messit dhe Ronaldos.

REKLAMA

Image result for Dybala

“Kur mblidheshim rreth zjarrit, në fëmijëri, gjatë verës, kam shprehur dëshirën që të fitoja ‘Topin e Artë’. Do të ishte një mesazh shumë i rëndësishëm për shumë fëmijë, për të gjithë ata që kanë lindur në një vend të vogël, që mund të shpresojnë të rrëfejnë një histori si kjo e imja. Kombëtarja? Më kanë kërkuar të luaj për Italinë dhe unë jam ndier i vlerësuar. Isha 19 vjeç dhe nuk ka qenë e lehtë të thoja ‘jo, faleminderit, por jam argjentinas dhe do të kishte qenë një mashtrim”, ka zbuluar Dybala./syri.net

REKLAMA