De Biasi shpall listen per sfidat me Lihtenshtenjin dhe Spanjen

De Biasi shpall listen per sfidat me Lihtenshtenjin dhe Spanjen

196
0
Shperndaje

download-2-658x438Risi të paralajmëruara në listën e Gianni De Biasit për dy impenjimet e rradhës së Kombëtares, kundër Lihtenshteinit dhe Spanjës në 6 dhe 9 tetor. Ashtu sic edhe pritej trajneri ka ftuar për herë të parë me kuqezinjtë dy lojtarë që konsiderohen interesantë për projektin e së ardhmes, Eros Grezdën. 21-vjecari fiton në këtë mënyrë ftesën për në Kombëtare pas paraitjeve të shkëlqyera në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit klub që dhe konfirmoi thirrjen e tij një ditë më parë. Ka një herë të parë edhe për Liridon Latifin, mesfushori i talentuar i Skënderbeut arrin në kombëtaren e parë si një talent i konfirmuar me perspektivë për të ardhmen, ndërsa verën e kaluar ishte shumë pranë një transferimi të bujshëm në Rusi. Rikthehet ndërkohë në Kombëtare sulmuesi Asdren Llullaku i cili luan me Gaz Metan në Rumani.

Për sa i përket mungesave, padyshim që bie në sy ajo e Shkëlzen Gashit, me sulmuesin e Colorado Rapids që nuk do të jetë për dy ndeshjet e radhës, ndërkohë që nuk do të jetë as Thomas Strakosha i cili u grumbullua me kombëtaren A për takimet me Marokun e Maqedoninë në fillim të shtatorit, ndërsa këtë herë është menduar që të jetë sërish me ekipin e 21- vjecarëve që ka impenjime mjaft të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Konfirmim ndërkohë për Rey Manajn me sulmuesin që falë performancave të tij po fiton vendin e titullarit te Atalanta ku do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e kësaj të diele me Napolin, ashtu si dhe për Jahmir Hykën. Kombëtarja do të nisë grumbullimin për ndeshjen e parë me Lihtenshteinin këtë të hënë në kryeqytetin e principates, Vaduz, në mëyrë që përgatitjet e kuqezinjve të zhvillohen në kushte optimale.

Portierë

Etrit Berisha

Alban Hoxha

Orges Shehi

Mbrojtës

Naser Aliji

Berat Gjimshiti

Mërgim Mavraj

Elseid Hysaj

Ansi Agolli

Frederic Veseli

Mesfushorë

Ledian Memushaj

Ergys Kace

Andi Lila

Liridon Latifi

Migjen Basha

Eros Grezda

Odise Roshi

Burim Kukeli

Ermir Lenjani

Jahmir Hyka

Taulant Xhaka

Amir Abrashi

Sulmues

Sokol Cikalleshi

Armando Sadiku

Azdren Lullaku

Rey Manaj

Rey Manaj