Cristiano Ronaldo fiton Topin e Artë 2017

14
REKLAMA

Cristiano Ronaldo është shpallur pë herë të 5-të si fitues i Topit të Artë. “France Football” për të dytin vit radhazi ka vendosur që Cristiano Roanldo të jetë futbollisti më i mirë në botë.

Portugezi kështu mposhti dy rivalët e viteve të fundit Leo Messi dhe Neymar. Ronaldo tashmë ka fituar “Topin e Artë” të pestë në karrierë, duke u barazuar me Messin, që ka po aq tituj.

Arsyet pse Ronaldo e fitoi edhe këtë sezon Topin e Artë janë se ai triumfoi me Real Madridin në La Liga, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Spanjës./syri.net

Image

REKLAMA