Çfarë po ndodh mes tyre? Benardi i shfaqi dashurinë: Ja si i përgjigjet Xheni

23

Pas ndarjes së tyre të bujshme thuajse dy javë më parë, duket se akulli ka shkrirë mes Benardit dhe Xhenit.

Gjatë ditës së sotme, ish-banori i ‘Big Brother” i surprizoi të gjithë duke bërë një postim në Instagram ku shkruante “Ti je…”, frazë që plotësohet më fjalët “dashuria ime”, nga kënga që Benardi po dëgjonte në sfond.

Dhe duket se ky mesazh e ka prekur edhe vetë Xhenin, e cila tashmë ndodhet në Itali, pasi braktisi garën e kërcimit në spektaklin ‘Dance With Me”. Xheni së fundmi ka bërë gjtihashtu një postim në Insta Story.

Ajo ka treguar disa pamje nga Firence dhe në videon e fundit, ka vendosur edhe një zemër. Duke marrë parasysh dedikimin e Benardit, vështirë që zemra e postuar nga Xheni të ketë qenë për qytetin./xing.al