Çfarë fustani nusërie duhet të vishni sipas shenjës tuaj të horoskopit

43
REKLAMA

Stilistja Reem Acra në një intervistë është shprehur: “Unë gjithmonë i pyes nuset e mia, kush je ti dhe çfarë do t’i tregosh botës për veten?”

Kjo gjë në fakt, duhet marrë parasysh nga të gjithë stilistët. Veshja e dasmës thotë shumë për ju!

Astrologet ju japin një listë me ide, për fustanin e martesës që do t’i shkonte më shumë shenjës tuaj të horoskopit, bazuar në karakteristikat e përgjithshme.

REKLAMA

Dashi

Ajo që ju identifikon është origjinaliteti dhe personalizimi që i bëni veshjeve. Pantallonat p:sh do të ishin idealet për një dasmë të veçantë. Kujt më shumë sesa personalitetit tuaj agresiv dhe të guximshëm do t’i shkonin ato?

Demi

Fustanet me krahë të zhveshur, me pëlhurë të mbështjellur përgjatë krahut janë ato që ju përshtaten më shumë.

Binjakët

Nuk ka asgjë të keqe të jeni të dyzuar dhe kundra rrymës. Në ditën tuaj të dasmës, mund të provoni një fustan të shkurtër apo me një prerje që vjen pak më i shkurtër nga para dhe nga prapa me bisht.

Gaforrja

Fustanet bust rrijnë kaq bukur tek personat si ju! Të ngjitur pas trupi dhe me detaje si lule të vogla, gura apo perla, çdo njeri që do t’ju shohë do të emocionohet!

Luani

Zgjidhni një fustan me pelerinë, copa të lehta dhe ngjyrat e bardha. Do të ndriçoni! Për më tepër, do të dukeni si Kleopatra e kohëve moderne!

Virgjëresha

Njiheni si detajistë. Nuk mundet kurrësesi të zhgënjeni me zgjedhjet tuaja! Fustane pas trupi ose jo, nuk ka rëndësi! Do ti kushtoni vëmendje qendisjes, copës, ngjyrës dhe perlave a gurëve. Do të dukeni madhështore!

Peshorja

Lule dhe dantella delikate janë zgjedhja që do të bënit! Ndoshta dhe një fustan me kurrizin hapur, s’do të ishte keq! Do të keni vëmendjen e të gjithëve!

Akrepi

Diçka që t’i marrë vëmendjen të gjithëve, sensuale deri në kufijtë e të qenit seksi. Ju dini mirë si dhe sa duhet të ekspozoheni.

Shigjetari

Femërore dhe delikate…Finesa ju karakterizon!Do të dukeni si një princesë me zgjedhjen që do të bëni. Fustani që ju shkon? Diçka e tillë:

Bricjapi

Copë e derdhur ose një fustan bashkëkohor me linja të pastra dhe aspak i ngarkuar. Kate Middleton është shembulli konkret i shijeve të bricjapit! Do t’i qëndroni besnik thjeshtësisë!

Ujori

Jeni tradicionalë dhe nuk është çudi të zgjidhni fustanin e nënës tuaj! Kjo, sigurisht i ardhur në një tjetër formë, pasi pëlqeni gjithashtu dhe personalizimin e gjërave që vishni.

Peshqit

Doni të ndiheni të lira dhe zgjedhja perfekte do të ishte një fustan i derdhur, që të jep ndjesinë se jeni pranë oqeanit apo hapësirës së kaltër të detit. E ëmbël, e paparashikueshme dhe romantike! Ju sugjerojmë një fustan që ngjason me një ujëvarë pëlhure!

Source @Shije.life

REKLAMA