www.publialb.com » BIG BROTHER

Deklarata shokuhese e Ermalit : Fituesi ishte paracaktuar të ishte Arbri
Ermalin e takojmë ne kafen e Universitetit ku studion, me një tufë leksionesh në dorë. Kam ngelur mbrapa, -thotë, kam 6 provime. Po mundohet të kapë kohën e humbur në shkollë, të paktën të mos lë shumë provime. Vështrimi kureshtar i njerëzve nuk i ka munguar asnjëherë, kjo për shkak se ai ka marrë titullin “Misster Shqipëria” 2010 dhe këto vështrimet që i janë “shtuar” nga Big Brotheri nuk i bëjnë përshtypje. Përpos të qenit i bukur, Ermalin e njohim edhe si pjestar i një grupi të rinjsh të quajtur “Kuvendi Civil”, disa herë ka dalë në konferenca shtypi në mbrojte të interesave të publikut. Këto ditë emri i tij është bërë më komercial, për shkak të spektaklit ku mori pjesë dhe për shkak të lidhjes që krijoi aty me vajzën nga Vlora, Françeskën. Gjatë 100 ditëve në shtëpi, ishte i sigurtë në vetvete po ashtu edhe në perceptimin që do të krijonte publiku për të. Nuk e kishte parashikuar historinë e dashurisë që iu shfaq befas në shtëpi dhe për më tepër që do të ishte kaq e fortë.

Ermal, tani që jeni jashtë, e prisnit këtë reagim të publikut, si u ndjetë ju?

Unë e dija, që gjatë kohës që isha në shtëpi, se çfarë kisha dhënë dhe se si mund të perceptohej në publik. Ju thosha shpesh banorëve se çfarë grupmoshe mund të ishin simpatizantët e tyre. Nga veprimet që unë bëja e dija se cilët mund të më pëlqenin dhe të më votonin. Fama nuk është se ka ndikuar shumë tek unë, sepse kam qenë i përgatitur pak a shumë dhe nuk më ka ardhë surprizë.

Kjo do të thotë që keni hyrë në shtëpi me një strukturë të mirë-përcaktuar loje?

Isha i përgatitur dhe përpara se të takoja banorët kisha përcaktuar tre synimet e mia. Kisha menduar se nëse do të rrija dy javë, apo një muaj do të argëtohesha, nëse do të qëndroja më shumë se dy muaj do të afirmohesha si person dhe synimi i fundit ishte 100 milionëshi. Normalisht këto synime i kisha përpara se të shihja konkurrentët e tjerë. Pasi pashë konkurrentët synimi im u bë menjëherë çmimi. Me kalimin e kohës e pashë që ishte e kotë, sepse janë disa gjëra që kuptohen brenda shtëpisë dhe ishte e kotë të shpenzoja energjitë për një çmim që isha i sigurt se nuk do ta merrja.

Pse ishit kaq i sigurt se nuk do të fitonit?

Kishte disa arsye pse çmimi duhet të shkonte në Kosovë dhe këtë jua kam thënë banorëve në shtëpi. I kam thënë Liamit gjatë kohës që ishim në burg, që është e kotë të luftonim dhe të grindeshim, pasi çmimin do ta merrte Arbri.

Ju mendoni se Arbri e ka fituar çmimin vetëm e vetëm se është nga Kosova?

Ishin disa komponentë bashkë që e bënin fitues. Normalisht që kishte merita, këtë nuk mund ta mohoj, por ishin edhe disa komponentë të tjerë që e favorizonin. Pas 5 edicionesh “Big Brother” çmimi duhet të shkonte në Kosovë, pastaj ishin votat e Kosovës, ndërsa ne i ndanim votat për 4 banorë, ishte interesimi i medias në vendin fqinj, televotimi kishte rëndësi, e të tjerë komponentë.

Ju erdhi keq që dolët i pesti në renditje?

Unë prisja çdo gjë dhe aty kuptohet gjithçka. Nëse di e kupton situatën. Unë kam bërë siç kam dashur vetë brenda shtëpisë dhe jo duke u instruktuar. Unë e shihja në dhomën e rrëfimit që më thoshin, Ermal qetësohu, ndërsa banorëve të tjerë u thoshin ngacmojeni më shumë. Në dhomën e rrëfimit kur je duke folur, arrin ta kuptosh që ata po të bëjnë qejfin, ndërsa nga ana tjetër ju thonë banorëve të të ngacmojnë. Veç të tjerave në biseda në dhomën e rrëfimit ata të ngacmojnë për banorët e tjerë.

Mos vallë po të ndiqnit “instruksionet” do mund të shpalleshit fitues?

Jo, nuk mund ta bëja diçka të tillë, nuk ishte në natyrën time. Nëse e keni vënë re unë edhe të shtunave nuk është se kam folur shumë, flisja gjatë gjithë javës, ndërsa të tjerët që gjatë javës i zinte gjumi flisnin të shtunën. Unë nuk doja ta bëja këtë lojë. I evitoja gjithmonë komentet për banorët e tjerë, pasi doja të dija nëse ishin ata korrekt për atë që do të nxirrnin të shtunën, apo jo. Doja të dija edhe banorët e tjerë se ku ishin.

Gjatë tre muajve nuk keni qenë asnjëherë në nominim. Është e rrallë kjo në “Big Brother”, madje në 5 edicione keni qenë i vetmi që arriti finalen pa nominim. Mendoni se ju ka penalizuar kjo në njëfarë mënyre?

Jo, nuk besoj se ka pasur lidhje kjo, pasi nominimet në shtëpi bëheshin në këtë mënyrë, nominoheshin ata që i mendoje më të dobët se vetja, që në rast se përballeshe edhe ti në nominim të dilte personi tjetër. Unë ua kam kërkuar disa herë nominimin banorëve, ju kam thënë të më nominonin, por ata nuk e kanë bërë, duke më parë si konkurrent të fortë. Ata nuk më nominonin, sepse më shihnin të fortë dhe do të ishte një nominim i shkuar dëm.

Nuk jeni shqetësuar gjatë lojës për faktin që nuk ishit përballur asnjëherë me publikun?

Unë jua thashë edhe më parë që për të mbijetuar banorët nominonin ata që i shihnin më të dobët se vetja. Mua ata nuk më nominonin edhe pse ua kërkoja. Kështu kanë funksionuar gjithmonë nominimet edhe pse nuk e shprehnin dhe në fund thoshin që kishin arritur deri aty sepse kishin luftuar. Gjatë lojës ata shpreheshin, që ti je më i mirë, ndërsa unë jam kështu, ndërsa në fund e shisnin si luftë personale.

Cilët janë emrat e konkurrentëve që keni vlerësuar dhe vlerësoni nga “Big Brother”?

Vlerësoj Erionin, Françeskën normalisht, Arbrin, por edhe Liamin, pavarësisht se ata bënin lojë, pra ishin të shtirur dhe nuk ishin vetvetja aty.

Do të thuash që ju ishit vetvetja?

Isha, por mund të isha edhe më shumë. Jam kushtëzuar në disa gjëra dhe mendoj se duhet ta kisha lënë veten të lirë në të gjitha, pra në të folurën dhe duhet të bërtisja më shumë.

Ermal, jeni konsideruar si shumë maskilist. Jeni fanatik?

Jo, pse ju kam lënë këtë përshtypje? Kjo është komentuar për shkak se unë në një moment i kam thënë Françeskës të mos flasë, por nuk e kam bërë këtë për maskilizëm. E kam penguar Françeskën të flasë gjatë debateve që kisha me dikë, pasi në publik dukej sikur ai po përballonte disa persona në debat. Dashur pa dashur i jepnim rëndësi atij personi. Ai tjetri mund të thoshte se kishte përballuar shumë mirë dy, apo tre banorë. Nuk doja që të ndodhte kjo. Thjesht e kam bezdi kur komunikoj me dikë që një tjetër të ndërhyjë, por jo se i kam hequr të drejtën e fjalës.

Një nga titujt e gazetave shkruhej se ju do të bashkëjetonit me Françeskën me paratë e saj. E vërtetë është kjo?

Nuk është aspak e vërtetë. Janë shkrime të gazetarëve që nuk e di pse i bëjnë të tilla, kur unë nuk i kam thënë dhe nuk janë të vërteta. Nuk do të bashkëjetoj me Françeskën dhe aq më pak me paratë e saj. Kujdesem vetë për ekonominë time dhe natyrisht që kam edhe mbështetjen e familjes.

Çfarë ju bëri për vete tek Françeska?

Gjithçka më pëlqeu, ishte një vajzë e çiltër dhe pa komplekse, në kuptimin që nuk bënte delikaten. Edhe pse në fillim bënte si koketë, më vonë duke e njohur e kuptova që nuk ishte aspak ashtu. Me kalimin e kohës kaluam në pëlqim dhe dashuria vjen vetvetiu duke qëndruar 24 orë me një femër.

Ermal, cili ka qenë qëndrimi i familjes tuaj për këtë lidhje?

Nuk është se ndikohem shumë nga familja lidhur me këtë pjesë. Ata më njohin dhe e dinë shumë mirë se si jam. Nuk ndërhyjnë në këtë gjë dhe e dinë shumë mirë që unë bëj çfarë të dua.

Jeni shprehur se dëshironi që e ardhmja juaj të jetë televizioni, megjithatë jeni edhe anëtar i “Kuvendit Civil”. Jeni më shumë për politikën, apo televizionin?

Të dyja bashkë. Më pëlqejnë të dyja, pasi të ofrojnë mundësinë të përballesh me realitetin dhe të njohësh shumë njerëz.

Tani çfarë planesh keni?

Po përpiqem të merrem me provimet që kam humbur, të mbaroj studimet universitare dhe ndërkohë do të shoh për ndonjë punë në televizion. Ende nuk kam diçka të qartë për sa i përket televizionit, megjithatë do të shohim ofertat, apo projektet që mund të paraqes unë diku.

Po me Françeskën çfarë planesh keni? Do të bashkëjetoni?

Është pak shpejt për të folur për bashkëjetesë. Do të vazhdojmë lidhjen si një çift normal. Ne shqiptarët e kemi pak gabim konceptin për bashkëjetesën. I keni parë çiftet në perëndim se si janë? Njëri jeton në një qytet tjetër dhe tjetri në një qytet tjetër dhe takohen në fundjavë.

Si e shihni jashtë raportin midis Arbrit dhe Liamit dhe deklaratat e gjithsecilit në “Post Big Brother”?

Unë ua kam thënë gjithmonë që ata ishin miq virtual. Mes tyre nuk kam parë ndonjëherë miqësi, as nga njëri dhe as nga tjetri.

Ermali bashkëjetesë me paratë e Françeskës, ja planet e çiftit të “BB5” pas lojës
Ermali dhe Françeska, çifti i krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother 5”, edhe pse pati shumë skeptikë për sinqeritetin e lidhjes së tyre, duket se do të vazhdojnë të jenë bashkë edhe në realitet. Për inerci ose jo, Ermali, 25-vjeçar me origjinë nga Memaliaj, dhe Françeska, 18-vjeçare nga Vlora, kanë menduar që të nisin bashkëjetesë në Tiranë, pavarësisht faktit se as njëri e as tjetri nuk arritën dot të fitonin 100 milionët e lakmuara. Si dy finalistë që ishin njëkohësisht të dashur dhe kundërshtarë, ata patën fërkime dhe kontradikta të vazhdueshme brenda lojës, që nga disa banorë që e jetuan lidhjen e tyre nga afër u përfolën se ata s’i lidhte asnjë ndjenjë mes tyre, përveç një tërheqjeje fizike që do të fashitej shpejt. Por menjëherë pas daljes nga loja, në një farë mënyre si të humbur, siç ndodh rëndom me të gjithë çiftet e “Big Brother”, duket se janë izoluar më shumë me njëri-tjetrin për t’u shfaqur gjithmonë bashkë dhe disi larg banorëve të tjerë. Ndërsa tashmë kanë marrë telefonatat e para për të qenë të ftuar si çift në evente të ndryshme që organizohen në Tiranë, ende nuk kanë marrë asnjë ofertë për ndonjë punë të re, që do t’i ingranojë në jetën sociale të kryeqytetit. Françeska ka vendosur të mos kthehet në Vlorë, pasi sipas komenteve nga fansat, në qytetin e saj ajo nuk ka shumë adhurueses. Françeska ka menduar të qëndrojë në Tiranë, ku do të marrë një apartament me qira, për të nisur bashkëjetesën me Ermalin, gjë për të cilën do të investojë babai i Françeskës. Kjo për faktin se për sa i përket lidhjes së tyre të krijuar brenda shtëpisë, babai i saj, Dhimitraq Jaçe, është shprehur më pro lidhjes, dhe ka qenë dakord që Ermali të vazhdojë historinë me vajzën e tij. Këtë ai e vërtetoi dhe publikisht, në bisedën që bëri “live”, me Ermalin gjatë hyrjes së tij në shtëpinë e “Big Brother”. Ndryshe ka ndodhur me prindërit e Ermalit, të cilët janë treguar më skeptikë, dhe jo shumë të hapur në lidhjen e Ermalit me Françeskën, duke e konsideruar një lidhje si gjithë të tjerat të djalit të tyre. Gjithsesi, në një farë mënyrë Ermali dhe Françeska e kanë marrë miratimin e prindërve të tyre për të qëndruar bashkë, duke e parë si një mundësi të dytë njohjeje më të mirë të njëri-tjetrit tashmë në jetën reale. Pas mbarimit të spektaklit, Françeska do i rikthehet eksperiencës së modelimit, ndërsa është ftuar të sfilojë në evenimentin e përvitshëm të “Geraldina Sposa”, ku do të sfilojë mes femrave të tjera të njohura të ekranit për lançimin e veshjeve të reja të nusërisë më 5 qershor. Ndërkohë që për Ermalin ende nuk ka trokitur ndonjë ofertë e tillë, edhe pse ai ka një eksperiencë të ngjashme si fotomodel, pasi fitoi kupën e “Mister Albania”. Për sa u përket ambicieve të tyre profesionale për jetën, Ermali ka synim botën e televizionit, ndërsa Françeska ndjekjen e studimeve të larta për Juridik.

Për çfarë do i përdornin paratë që s’i fituan

Si çdo banor tjetër i “Big Brother”, edhe Françeska e Ermali i kishin bërë ca plane në trurin e tyre, se për çfarë do i investonin 100 milionët, nëse ndonjëri prej tyre do të shpallej fituesi i “Big Brother 5”. Ermali kishte planifikuar të blinte një shtëpi të tijën, dhe të niste jetën e tij të pavarur nga familja në Tiranë. Ndërsa Françeska kishte menduar t’i shpenzonte për të ndjekur studimet e larta dhe për t’i bërë po ashtu një dhuratë familjes. Për marrë-dhënien e tyre me paranë, ata nuk folën shumë brenda

shtëpisë, por ata që u shprehën në emër të tyre, ishin baballarët. Babai i Françeskës e shprehu hapur se e bija ishte shumë e dhënë pas parasë, dhe para saj nuk vendoste ndjenjën. Sipas babait të Françeskës, vajza e tij edhe mund të ndahej nga Ermali nëse mes tyre diskutohej se kush do ta fitonte kupën e “Big Brother 5”, vlera e të cilës ishte 100 miulionë, shumë e mjaftueshme për t’i ndryshuar asaj jetën, ndërkohë që është vetëm 18 vjeç. Por nga ana tjetër reagoi babai i Ermalit, duke iu kundërvënë babait të Françeskës, pasi sipas tij në plan të parë është ndjenja dhe dashuria, pastaj paratë.

Rubensi: Genta më telefonoi në mesnatë me numër të fshehtë
Pas skandalit të fotove, fansat e Gentës ishin kureshtarë të dinin se çfarë do të ndodhte mes saj dhe të ish-të dashurit pas daljes së saj nga loja. Nuk dihet nëse lidhja serioze e Genta Gjalpit me Rubens Shehun, 24 vjeç nga Korça, e përmendur nga vetë ajo në lojën e “Big Brother 5”, ka marrë fund njëherë e mirë, apo ata vazhdojnë dhe luajnë me inat. Rubensi, ipyetur për faktin nëse është takuar ose jo me Gentën, pas daljes së saj nga loja, i është përgjigjur me një “jo” të prerë. “Nuk kam asnjë plan ta takoj, se s’ka mbetur asgjë për t’u diskutuar. Por Genta pasi ka dalë nga BB, më ka telefonuar me numër të fshehtë në mesnatë”, tha ai. Pas shumë vitesh lidhjeje, që tashmë ka degjeneruar në konflikte, Rubensi pohon se ndonëse në spektakël la përshtypjen se do e priste Gentën pas daljes nga shtëpia, tashmë është i bindur se nuk gjen më asnjë motiv për ta takuar./panorama

Genta: Kam marrë ftesë nga PS për t’u angazhuar në politikë
“Kam oratori, do jem në politikë dhe televizion, tek “Portokallia”

Tani do të jetojë në Tiranë, qëllimi kryesor për të cilin ajo hyri në “Big Brother 5”. Edhe pse ishte në lojë, Vëllai i Madh nuk e la në terr informativ se çfarë po ndodhte me imazhin e saj jashtë lojës, të paktën pas publikimit e fotove të saj intime që bënë xhiron e zhurmshme në të gjitha gazetat rozë dhe sitet e ndryshme në internet. Tashmë që loja e “Big Brother 5” ka mbaruar, Genta Gjalpi, vajza e ardhur nga Babani i Devollit, është përballur me jetën reale. Në këtë intervistë të saj të parë për gazetën “Panorama”, ajo tregon të vërtetën e saj për fotot skandaloze, çfarë ka vendosur me dy djemtë që u komentua se kishte lidhje intime, dhe ofertat që ka marrë për t’i hyrë politikës, dhe po ashtu për t’u bërë pjesë e botës së televizionit.

Tashmë BB5 ka mbaruar dhe ti arrite të prekje finalen, por nuk munde të fitoje. Ishe për Arbrin si fitues i BB5?

Të them të drejtën, jo se nuk isha, por nuk e prisja që të fitonte Arbri, pasi personalisht isha mes Liamit dhe Ermalit. Kisha dëshirë të fitonte Ermali se e kam pasur afër gjatë gjithë bashkëjetesës sonë në BB5, ndërsa Liami mendoj se ka qenë shumë aktiv, dhe përderisa arriti në finale unë mendoja se ai e meritonte fitoren.

Ti ishe e vetmja banore e BB5 që komentove për disa foto intime që u botuan nga shtypi rozë ndërsa ishe në lojë. I ke parë gazetat dhe çfarë komentesh ke marrë tashmë që ke dalë nga loja?

Unë nuk kam dashur t’i shoh fotot apo gazetat ku janë botuar, dhe nuk më intereson aspak pasi unë jam në dijeni të tyre, dhe e di çfarë fotosh janë. Por të paktën jam e qetë që nga njerëzit që takoj përditë nuk kam marrë komente të këqija, dhe nuk besoj se më kanë marrë inat. Gjatë këtyre ditëve që kam dalë, të gjithë më përqafojnë, dhe të them të drejtën nuk e kam ndier aspak peshën e opinionit të krijuar nga publikimi i tyre.

Ende nuk je kthyer në fshatin ku jeton, Baban, për të takuar fansat e tu. Mendon se atje do të të paragjykojnë?

Nuk e di, pasi sot do udhëtoj drejt Babanit për herë të parë pas daljes nga loja. Në telefon më kanë thënë që mezi po më presin dhe më kanë rezervuar një surprizë. Kur të shkoj, do kuptoj më shumë…

Vazhdon të jesh e vendosur se ato janë publikuar nga ish- i dashuri yt Rubensi, për t’u hakmarrë ndaj teje pas ndarjes?

Po, dhe jam e bindur për këtë. Ato foto i kishte vetëm ai, dhe laptopin tim unë nuk e kisha lënë tek një shoqe siç ai është shprehur, por ia kisha lënë vëllait tim. Fotot i ka pasur vetëm Rubensi, dhe në momentin që u ndamë ai më tha që të mos trembesha se i kishte fshirë nga kompjuteri i tij, por ja që s’i kishte fshirë dhe i përdori kundër meje.

Si ndodhi që ti i realizove ato foto, ishte një dëshirë e jotja apo imponim nga ai?

I kam realizuar thjesht për qejf. Pjesë e fotove ka qenë dhe  Rubensi, po ai s‘i ka nxjerrë ato ku ka qenë edhe vetë, pasi qëllimi ka qenë vetëm të më bëjë keq mua.

Dhe çfarë ndodhi pas daljes sate nga shtëpia, ke kërkuar ta takosh?

Jo unë personalisht, por njerëzit e mi kanë kërkuar ta takojnë  por ai është zhdukur dhe s’kanë mundur dot.

Cili është qëllimi i takimit, ke plan për një rikthim në lidhjen tuaj?

Jo, përkundrazi. Ne kemi qenë të ndarë para hyrjes sime në BB5 dhe do vazhdojmë të jemi të ndarë. Unë kam shkëputur çdo lloj marrëdhënieje me të. E kam përmendur Rubensin vazhdimisht në lojë se e kam dashur, dhe po ashtu më ka dashur. Ndërkohë që mendoj se ai më do akoma, por tashmë s’ka rëndësi kjo pas atyre që kanë ndodhur.

Mos ndoshta arsyeja e kësaj tërheqjeje nga ana jote është Melsoni, një djalë që ka deklaruar në media lidhjen me ty? Ç’mund të thuash?

Jo, Melsoni është vetëm shoku im. Unë jam habitur madje nga deklaratat e tij se unë s’ kam asnjë lidhje me atë person. Faleminderit nga ana e tij që ka pohuar se do të fejohet me mua, por s’kam punë me të. Me Melsonin jam takuar rastësisht një ditë pasi dola nga loja, dhe më shpjegoi se arsyeja e shkrimeve në media ishin të më dilte krah si mik pas opinionit të krijuar nga publikimi i fotove.

Domethënë, ti nuk do jesh as me Rubensin as me Melsonin tani e tutje?

As me njërin, as me tjetrin. Besoj se në të ardhmen do jem me një djalë tjetër.

Dhe si do ndryshojë jeta jote tani e tutje?

Patjetër që jeta ime ka filluar të ndryshojë. Që në momentin që del nga ajo lojë, gjithçka ndryshon. Unë kam menduar të shpërngulem përgjithnjë në Tiranë, pasi kam marrë oferta të ndryshme për punë, që mendoj se do më ndryshojnë jetën.

Çfarë ofertash ke marrë, mund të tregosh më shumë?

Këto ditë kam marrë disa oferta për të hyrë në politikë, më konkretisht nga Partia Socialiste, pasi dhe bindjet e mia i takojnë kësaj partie. Mendoj që do mund të arrij diçka për faktin se kam oratorinë, që s’më lë kurrë në baltë.

Ti po ashtu ke shprehur ambicien për t’i hyrë televizionit. Beson vërtet në këtë ëndërr?

Unë të ardhmen time e shoh mes politikës dhe televizionit. Kur dola nga loja, më kanë ardhur fjalë se për mua është menduar një rol në sezonin e ri të spektaklit “Portokalli”. Le të shpresojmë.

Ermali dhe Françeska: Të vërtetat e historive tona jashtë BB5
Të dy simpatikë dhe në harmoni me njëri-tjetrin. Ermali dhe Françeska vijnë në këtë rrëfim të gjatë për të folur për dashurinë e tyre. Ajo nisi si një lojë brenda shtëpisë, por tani jashtë saj të dy janë të sigurt në ndjenjën e tyre.Është një nga historitë e shumta të dashurive që lindin në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, secila me diferencat e saj.Ermali dhe Françeska janë komentuar gjatë, e me siguri do të vazhdojnë të komentohen edhe pas daljes nga ky shou. Sekretet e lidhjes së tyre, gjërat që pëlqejnë dhe urrejnë tek njëri-tjetri por edhe të vërtetat e lidhjeve jashtë të shumëkomentuara, çifti simpatik i tregon në këtë intervistë për suplementin “Mapomania”.

Historia juaj e dashurisë ka nisur brenda një shou si BB5. A ishte lidhja synim për të ndenjur në lojë, apo diçka që ndodh aty brenda?

Ermali: Lidhja ime me Françeskën në “Big Brother” ka qenë një lidhje spontane. Në fillim kur shihja afrimitetin e Françeskës isha pak dyshues dhe skeptik, sepse në një format të tillë mund të jetë një lloj strategjie nga ana e çdo personi për të pasur një jetëgjatësi në lojë. Mund të bënim një lojë të dy dhe të dilnim shumë keq. Prita derisa erdhi koha që unë ta hiqja këtë mendim dyshues dhe ta pëlqeja e simpatizoja Françeskën. Gjatë gjithë qëndrimit e kemi shfaqur që si çift secili do të identifikohet në mënyrën e vet dhe asnjëri nuk donim që të na etiketonin si çift, që luftonim dyshe. Kam dashur me ngulm që t’i them Françeskës që secili të shfaqë veten e tij. Të dy të ecnim sa e meritonim dhe jo duke përfituar nga fakti që ishim bashkë.

Françeska: Ermal i the të gjitha (qesh). Normalisht nëse mund të vije re diçka tek lidhja jonë ishte ajo që ishim ndryshe nga çiftet e tjera. Të gjithë e kanë bërë lidhjen e tyre për të qenë brenda në lojë dhe për të rezistuar sa më shumë, por ne të dy kemi qenë të kundërt si në lojën tonë ashtu dhe në mendime. Kjo gjë ka sjellë edhe debate në situata të ndryshme.

A e nisët në fakt si lojë këtë gjë të dy?

Françeska: Po, ishte si lojë….

Ermali: Ishte si lojë për një banor aty, kurse pëlqimi që ajo ka pasur ndaj meje ka ekzistuar, pavarësisht se unë nuk e pranoja në fillim.

Françeska: Unë e pëlqeja Ermalin qysh më parë, pasi e njihja edhe pse jo personalisht. Në shtëpi më tërhoqi indiferenca e tij. Pastaj filloi për të bërë një lojë me banorët, pasi të gjithë ata donin që ne të bëheshim çift dhe ne filluam t’u bënim qejfin. Më vonë Ermali ra pre e imja (qesh).

Ermali: Unë rashë pre e Françeskës, por pastaj fillova ta stërvitja (qeshin).

Sa besim keni tek ajo që ju keni për njëri-tjetrin, duke parë se shumë çifte të lidhur brenda janë ndarë shpejt?

Ermali: Nuk është çështje besimi, por ndjenje dhe respekti. Derisa trupi im dhe ndjenjat e mia të vazhdojnë të rrahin për Françeskën si anë vizive dhe mendore, do të thotë që do vazhdojmë. Kur ato ndjenja të më shuhen, normalisht “shtëpirti” (i drejtohet Françit) do ndahemi (qesh).

Françeska: Unë do përpiqem shumë që ti të mos shuhesh kurrë Ermal. Gjithsesi, siç e thashë dhe më parë, ishim më ndryshe se çiftet e tjera. Shpresoj shumë që lidhja me Ermalin të zgjasë dhe do përpiqem shumë që ta duroj Ermalin (qesh).

Përse do ta durosh?

Françeska: Ishte thjesht një batutë, sepse mirëkuptohemi.

Ermali: Vetëm zihemi pak

Françeska: Jo. E çuditshme, që kur kemi dalë jashtë nuk zihemi më. Kemi të njëjtin vrull për çdo gjë; kush e thotë fjalën i fundit, kujt i del mendimi….

Ishit xhelozë aty brenda për njëri-tjetrin?

Ermali: Xheloz jo, po kisha inat për disa gjëra që kjo mund të bënte atje për të më tërhequr vëmendjen kur e dinte shumë mirë që i thosha: nuk ma tërheq vëmendjen ashtu, por u jep përparësi të tjerëve. Kjo ishte ajo që unë mund ta quaj si një ego të mirë. Në fillim i thosha, shiko veten tënde dhe mos të bënte veprime që mund të ishin keq për mua dhe për të.

Françeska: Nuk kam qenë fare xheloze atje brenda, sepse ka pasur ngacmime brenda Ermali nga femrat, po ka qenë për lojë. Duke e marrë parasysh këtë fakt nuk kam vepruar dhe në jetën jashtë nuk është se jam xheloze. Derisa një mashkull është me mua, jam e sigurt që ai ndjen për mua. Derisa unë jam plotësimi i tij, nuk bëhem xheloze.

Françeska, përse lëkundeshe herë pas here në lidhje me Ermalin?

Nuk munda ta quaj lëkundje, ishte vetë loja që i mendoje gjërat shumë herë. Edhe n.q.s vinte diçka që nuk e prisja, të paktën të isha e përgatitur.

Ermal, ti ke pasur ndonjë lëkundje?

Jo, asnjëherë. Nuk po them që isha i sigurt, po kur unë me Françin jemi lidhur i kam thënë që ti këtu duhet të jesh vetja jotja. Unë nuk do të ta jap këtë emocion këtu sepse jam i përqendruar tek loja dhe ti aty duhet të jesh.

Tani që jeni jashtë çfarë ka ndryshuar?

Ermali: Asgjë nuk ka ndryshuar. Madje jam treguar më i sjellshëm dhe Françeska është bërë më mirëkuptuese dhe më serioze. Nuk ka qenë ajo vajza siç iu dukej në fillim të gjithëve. Ka një personalitet shumë të fortë dhe është shumë e rritur për moshën që ka. Dhe kjo më pëlqente edhe mua që të tregonte brenda, jo si 3 javët e para.

Të rrish në një shtëpi për 3 muaj, 24 orë, është një kohë e gjatë. Veç pëlqimit dhe respektit a e ndjeni që keni rënë në dashuri me njëri-tjetrin?

Ermali: Termi dashuri për mua do të thotë respekt, pëlqim…

A të rreh zemra për Françeskën, Ermal?

Ermali: Absolutisht që po. Unë e kam thënë që jam dashuruar kur ajo fle gjumë apo kur zgjohet në mëngjes. E kam deklaruar këtë.

Françeska: Unë jam zgjuar gjithmonë në “Big Brother” duke më sjellë Ermali lule, edhe pse në shumicën e rasteve ishin ferra, se nuk kishte lule. Mendoj se asnjë nuk e ka të saktë përkufizimin e fjalës dashuri. Nëse kjo gjë e bukur që ne po kalojmë quhet dashuri, atëherë po. Dashuri.

Tani që jeni jashtë si do vazhdojë lidhja juaj, pasi Françeska jeton në Vlorë?

Ermali: Unë edhe brenda i kam shprehur dëshirën Françeskës që ta kem tek shkolla ime. Do të jetë një gjë shumë e mirë që ajo të vijë në Tiranë, sepse kjo do na afrojë më shumë me njëri-tjetrin. E kam thënë disa herë që dua që Françeska të vijë tek Universiteti Europian i Tiranës.

Françeska: Unë shpresoj që kjo gjë të ndodhë dhe të jem pranë Ermalit në UET. Sa më afër, aq më mirë, por edhe nëse jemi pak larg s’ka gjë, na shtohet më shumë dashuria. Pushimet do t’i kalojmë bashkë sapo të marrim 3 milionshin.

Çfarë do të bëni?

Ermali: Mjaftojnë për pushime të mira, meqë Erjoni shoku ynë i ngushtë ka jetuar në Korfuz, na ka ofruar shoqëri të mirë në një vend të huaj ku ka bregdet të bukur dhe me kosto të arsyeshme.

Françeska: Do bëjmë pushime ekonomike.

Çfarë ju pëlqen më shumë tek njëri-tjetri?

Ermali: Më pëlqen së pari sesi duket..

Françeska: Mendoj se duhet të thotë çfarë nuk i pëlqen tek unë, sepse kjo është e vështirë (qesh).

Ermali: I kam thënë, mos ndërhy kur unë flas…

Françeska: Ndërsa mua më pëlqen çdo gjë tek Ermali. Normalisht çifti ka disa probleme të vogla, por duke pasur mirëkuptimin që ne kemi, do arrijmë t’i rregullojmë të gjitha gjërat.

Secili nga ju ka pasur eksperiencat e tij të mëparshme. Çfarë e bën të veçantë këtë që ju keni?

Ermali: Ka lindur brenda në shtëpi dhe ato tre muaj konvertohen me një vit. Ke presion më të madh nga banorët, nga kamerat dhe bëhet më e fortë si lidhje. Kjo është gjëja më e bukur mendoj unë; kur njerëzit që ta pëlqejnë atë dashuri me dikë, duhet të rrinë sa më ngjitur se në momente të caktuara ai mund të tregojë shenja vërtetësie. Ky ishte një rast shumë i mirë dhe derisa unë jam me Françeskën, edhe pse jemi të freskët si çift, do ta shihni sa do vazhdojmë të jemi të lumtur si çift në këtë shoqëri dyshuese.

Françeska: Normalisht çdo lidhje apo çdo relatë me njerëz të ndryshëm ka situatat dhe bukurinë e vet. Mund të them thjesht që vendi ku ka lindur është i veçantë, po ashtu dhe mënyra sesi e kemi përballuar. Mënyra sesi më trajton Ermali është e veçantë.

Ju tremb realiteti?

Françeska: Absolutisht jo.

Françeska, në një moment brenda ke thënë: “Ermal, kur të dalim jashtë të lutem mos më tradhto”. Ke pasur frikë?

Françeska: Normalisht duke pasur parasysh sa i mirë është i dashuri im dhe si është sjellë me mua, dihet që do e kishin zili të gjitha femrat, ndaj e thashë. Edhe pse isha e sigurt që nuk do ta bënte.

Ermali: Edhe shumë mos ji e sigurt (qesh).

Ermal, a je fanatik nisur nga komentet që i bëje brenda të dashurës tënde?

Ermali: Jo nuk jam fanatik. Kur një femër është tërheqëse nuk ke sesi t’ia mbulosh hiret e saj. I kam thënë vetëm të kishte kujdes me bluzat e saj pak të hapura…Më tepër ishte një mënyrë për t’i matur pulsin, jo për të më dëgjuar mua, por të ishte e kujdesshme për veten. Ka vajza 18-vjeçare që u pëlqen shumë vetja dhe nga kjo fillojnë ekspozohen shumë. Nuk doja që Françeska të bënte këtë gjë.

Nëse Françeska do ketë oferta si modele tani, do të të vijë keq?

Ermali: Jo, aspak. Do ta mbështes dhe nuk do më vijë fare keq, sepse atje ku do të jetë, ata e dinë që ka një të dashur. Ajo i ka mend në kokë nëse do të bëjë diçka dhe nuk është përgjegjësia ime por e saj. Nuk kam frikë, çdo gjë është në dorën e saj.

Ermal, kur je futur në shtëpi a ke pasur një lidhje jashtë?

Ermali: Unë kur kam marrë vendimin që do të shkoj në “Big Brother” aty ka pasur krisje, pasi ajo nuk ka dashur. Kur do shkoja aty brenda nuk do shkoja vetëm, normalisht do prezantohesha që kisha dikë. Mua nuk më pëlqejnë këto gjëra, që ‘mirë shko, por mua mos më përmend”. Që para dy muajve para se të niste “Big”-u i kam thënë se shihja një mospëlqim nga ana e saj, gjë e cila shkoi drejt një fundi siç mund ta quajmë.

Fundi ishte përpara se të futeshe?

Po përpara, jo kur u futa. Përpara se të futesha kishte mbaruar si lidhje.

Françeska, dua të të pyes pak për ato që ke thënë në “Big Brother”, si është e vërteta e historisë tënde në fakt?

Kanë qenë të gjitha budallallëqe. Kam dëgjuar shumë po asgjë nuk ka qenë e vërtetë.

A e keni menduar të jetoni bashkë nëse Françeska vjen në Tiranë?

Ermali: Nëse do të kishim fituar 100 milionët do jetonim bashkë. Nuk e dimë ekzakt, sepse sa kemi dalë.

Françeska: Është ende shumë herët për t’i menduar këto gjëra.

Ermali: Preferova të isha vetëm në lojë

Kur u fute në shtëpinë e “Big Brother” cili ishte synimi kryesor?

E kam sqaruar edhe gjatë programit që kam pasur 3 synime. Në fillim të përfitoja sa më shumë pasi nuk i njihja konkurrentët. Thashë të qëndroj sa më shumë brenda. Pika tjetër ishte që nëse do zgjasja më shumë, ishte të shkoja në një televizion. Kur normalisht e kalon edhe këtë fazë, synimi është 100 milionëshi që është pika e tretë. Pikën e parë dhe të dytën i fiton automatikisht me kohën që rri brenda dhe synon pikën e tretë. Dita-ditës edhe banorët shfaqnin në qëndrimet e tyre që unë isha më i miri, pavarësisht se mund ta teproja me gjërat që bëja. Po, nuk e mora çmimin, nuk është ndonjë gjë tani. E di që kam dalë i pastër dhe gjithë banorët aty brenda nga unë kanë marrë shumë. Jam i sigurt për këtë gjë.

Në përballjen me Liamin, ku ishit dy pole edhe pse më vonë doli Arbri si i tretë..

Është e vërtetë, me Liamin kam pasur gjithmonë debate, sepse secili ka pasur ambicien e vet. Ka qenë konkurrent i fortë.

Sipas teje, e meritoi fitoren Arbri?

Unë para se Arbri të futej, i kam thënë Liamit që nga ne të dy do përfitojë një i tretë.

A e meritoi fitoren?

E meritoi sepse u tregua më dinak, më inteligjent dhe veproi mirë, derisa u shkëput nga Liami dhe dha goditjen e vet.

Të ka penalizuar fakti i të mosqenit diplomat në shtëpi?

Po. Kjo më ka penalizuar. Nuk më pëlqente të bëja një lloj aleance me dikë, sepse kam egon time.

Në fakt kishe aleanca, kishe grupin tënd..

Nuk kam bërë strategji për të nxjerrë dhe për të sulmuar ndonjë banor. Kur kam sulmuar, e kam bërë vetëm.

Thonë që trimi i mirë me shokë shumë..

Absolutisht që po, por nuk më pëlqente sepse nëse do të gaboja do të doja ta merrja vetë përsipër. Kur krijon një grup, ai grupi do të ketë një kryetar. Me atë ego që kisha unë më mirë mos të bëhesha, se ata që kisha në grup do më kundërviheshin.

Preferoje të ishe vetëm?

Po dhe ashtu kam qenë gjatë gjithë kohës.

Françeska: Nuk më pëlqeu loja e Arbrit

Françeska, nuk pate asnjë shoqe në shtëpi. Pse kaq individualiste?

Jam përpjekur shumë të kem një shoqe aty brenda por nuk më janë përshtatur. Edhe në jetën jashtë unë nuk kam shumë shoqe, por jam më e tërhequr nga miqësitë me çunat. Kam pasur biseda me Grandiolën ose me Gerin.

Si mendon se duhet të kishe luajtur për të fituar 100 milionët?

Mendoj se duhet të kisha luajtur më shumë, sepse u fokusova më tepër tek të bërit qejf aty brenda. Realisht e kam shijuar nga dita e parë tek dita e fundit dhe nuk jam marrë shumë me detajet. Nuk kam luajtur fort, kjo është e gjitha.

Si u ndjeve kur erdhi babai në shtëpi dhe nuk të takoi ty po Ermalin?

Realisht kjo ka qenë pikëpyetja ime: Çfarë mendimi do ketë babai im për këtë lidhje? Më pëlqeu shumë reagimi që ai pati. Ishin emocione pozitive.

Fitoren, ti vazhdon të jesh e mendimit që e meritonte Ermali?

Po. Loja ishte midis Liamit dhe Ermalit. Nuk më pëlqeu loja që Arbri bëri, por nuk mund të mohohet që e bëri me zgjuarsi dhe inteligjencë. Mund të jenë edhe të tjerë ta bëjnë, po Arbri luajti bukur.

Genta E Big Brother 5: Ju Tregoj Për Fotot E Nxehta Dhe Si Jam Kërcënuar (INTERVISTA)
Genta, vajza nga fshati Baban i Bilishtit ndoshta nuk e kishte menduar që do ishte bërë kaq e famshme. Jeta e saj ka ndryshuar. Nga një vajzë e  panjohur dhe në kërkim të “lirisë” tani e njeh gjithë Shqipëria. Dhe kjo jo vetëm nga qëndrimi në shtëpinë e “Big Brother”, por se gjatë kësaj kohe asaj i dolën disa foto në shesh. Foto intime. Ajo e kishte një marrë një kërcënim, para se të hynte në atë shtëpi nga ish-i dashuri i saj. Ai e kishte lajmëruar 21-vjeçaren që nëse do bëhej pjesë e atij shou ai do të hakmerrej dhe për këtë kishte një armë të fortë, fotot. Dhe skenari shkoi deri në fund. Në kulmin e popullaritetit, shfaqen fotot. Botohen dhe shpërndahen gjithandej. Dhe kështu, Genta Gjalpi jo vetëm nga bejtet, por u përfol shumë edhe për këtë pjesë, u gjykua nga publiku por edhe nga bashkëjetuesit e saj për ditë me radhë. Sot, pas përfundimi të “Big Brotherit” ne kemi folur me të, për të na treguar më shumë për fotot, për marrëdhënien e saj me ish-të dashurin, dhe për eksperiencën e saj në këtë show. Sido që të jetë puna, tashmë, jeta e Gentës ka ndryshuar, shkruan “Shekulli”.

Më poshtë gjeni intervistën e plotë:

Genta, ju qëndruat për 100 ditë në shtëpinë e “Big Brother”, e gjatë këtyre ditëve kanë dalë shumë lajme për ju. Cili ka qenë reagimi i familjarëve të tu?

Familja ka qenë shumë pozitive. Kam folur, jo vetëm me familjarët, por edhe të afërmit e mi, të cilët më kanë thënë se mezi presin të më takojnë. Pas disa ditësh do të shkoj në fshat, Baban dhe pastaj tek të afërmit në Greqi t’i takoj.

Ditën e parë të hyrjes në shtëpi e kishe menduar që do të arrije deri këtu?Absolutisht jo, sepse nuk e dija me kë do të përballesha, çfarë kulture kishin dhe çfarë loje do të bënin. Me kalimin e kohës, duke marrë vlerësimet dhe duke parë klasifikimet fillova të mendoja se do të arrija edhe më shumë.

Kanë qënë të shumtë ata që kanë menduar si ju mund të ishit fituesja, për abuzimin ndaj privatësisë tënde, për kurajën, por edhe për shkak të fotove dhe lidhjes me Rubensin….

Nëse do të ishte për fotografitë preferoja mos ta merrja çmimin. Unë vlerësimin si lojtare e doja për lojën që bëja brenda, ndërsa vlerësimin si njeri e dua në gjithçka.

Je zhgënjyer nga ndonjë banor atje brenda, pasi jo të gjithë do i kishe miq?

Ka disa njerëz që nuk më pëlqejnë, megjithatë në jetë do takojmë njerëz të ndryshëm nga vetja. Kam dëgjuar, pasi nuk kam mundur të lexoj, apo të shoh reagime të disa banorëve. Disa prej tyre kanë qenë kundër mbërritjes sime në finale. Mendoj se e kanë nga zilia dhe për këtë jam e lumtur. Në momentin që je brenda shtëpisë edhe një duartrokitje që ke nga publiku do të thotë shumë. Jam paksa e zhgënjyer nga Françeska, e cila bënte lojë të dyfishtë.  Ajo më ka gënjyer për arsyet e nominimeve, ajo më thoshte arsye të tjera mua dhe në dhomën e rrëfimit jepte arsye të tjera për nominimet ndaj meje.

E kishe menduar se mund të ishe ti fituesja ?

Jo, nuk isha e sigurt, por duke qenë se ne duartrokiteshim dhe kishim qenë gjithmonë të parët ndër të preferuarit mendoja se do të ishte dikush nga ne. Më shumë mendoja se mund të ishte Ermali.

Genta ke thënë se do të hysh në “Big Brother” për të ndryshuar në një farë mënyre jetën tënde. Çfarë do të jetë ndryshe tani për ty?Ndryshimi i jetës nuk do të jetë një katapultë e madhe, thjesht dua të nis një jetë të re këtu në Tiranë, meqenëse vendi ku kam jetuar nuk të jep shumë mundësi.

Nuk keni jetuar në Tiranë para se të hyje në Big Brother

Jo, kam jetuar në vendin tim.

Çfarë ke parë tani që dole jashtë? I ke parë lajmet që kanë dalë për ty ,dhe çfarë mendon në lidhje me to?

Nuk kam pasur kohë t’i shoh, thjesht ato që kam dëgjuar. Megjithatë janë gjëra që nuk dua t’i di. Nuk më kanë pëlqyer, kjo është logjike. Unë nuk dua t’i mohoj fotografitë, dihet që ato janë fotografitë e mia. Unë i kam bërë kur kam qenë e lidhur me Rubensin, i ka pasur ai. Kur jemi ndarë ai më ka thënë që i kishte fshirë. Në fund të fundit është jeta ime dhe nuk kam pse ta përgënjeshtroj. Pastaj është Rubensi që ka treguar veten se kush është. Në momentin e parë që pashë fotot në “Big Brother” nuk po arrija të kuptoja se çfarë po ndodhte, sepse isha në gjendje emocionale shumë të trazuar. Në momentin që u kthjellova kuptova shumë gjëra. Ai më kishte kërcënuar për këtë, më tha që kishte foto, por përsëri unë e mora këtë hap.

Ia ke pasur frikën Rubenst gjatë kohës që ke qëndruar në shtëpi?

Unë kisha frikë nga Rubensi se ai më kishte thënë se do të marrë hak. E kisha menduar, por nuk besoja se do të arrinte në atë pikë.

Gazetat kanë botuar fotot e tua, e ke menduar reaksionin që kanë shkaktuar në publik?

Patjetër që e mendoja dhe kisha kërkuar që të largohesha. Pata mëdyshje nëse duhet të qëndroja më, apo jo, por pata mbështetjen maksimale të stafit të “Big Brother”, të cilët më bindën që të mos lija lojën.

Ti je shprehur vazhdimisht që e doje atë djalë edhe pse nga ana tjetër thoje që të kishte kërcënuar, çfarë po kërkoje realisht aty brenda? Dakord, por unë e kam dashur, gjithmonë e kam pranuar këtë.  Jam rritur me të. Nuk arrita ta kuptoja gjë, sepse ka qenë gjendje emocionale shumë e fortë. Isha dy muaj e mbyllur dhe nuk e kisha takuar, më kishte marrë malli. Gjithsesi Rubensi është zhdukur që kur kam dalë unë. Edhe familjarët e mi kanë dashur të kontaktojmë me të, por ai nuk gjendet.

Gjatë kësaj kohe ka qenë disi konfuze historia juaj me Rubensin. Ndoshta pas ndarjes suaj, ai ka tentuar të drejtojë jetën tënde?

Po, ai donte të kontrollonte shumë gjëra. Unë nuk di çfarë ka thënë Rubensi dhe nuk dua ta di, madje nuk dua të përgënjeshtroj asgjë. Unë di që jam e pastër vetë. Familja e di që Rubensi është në shkollë të lartë, por në fakt Rubensi nuk është. Unë di shumë gjëra dhe nëse filloj të flas, atëherë gjërat do bëhen të mëdha, por nuk dua ta ul veten në nivelin e tij. Unë jam Genta, ai është Rubensi.

Po tani çfarë ndjen për Rubensin?

Nuk e di dhe nuk e kam menduar. Ai ka qenë njeri i rëndësishëm në jetën time, por së fundi në “Big Brother” nuk e përmendja më.

Genta, fotografitë  para se të botoheshin në një përditshme kanë qenë të publikuara në një rrjet social pornografik dhe datonin nga viti 2010. I ke hedhur ti ato foto? Domethënë, përveç Rubensit e menaxhoje edhe ti këtë adresë?

Rubensi ka më shumë se 20 adresa në facebook dhe është maniak pas faqeve të internetit. Unë nuk e kam pasur idenë për këtë faqe. Ne ishim të lidhur dhe i kemi bërë fotot dhe duhet t’i ketë hedhur ai. Unë nuk e menaxhoja atë adresë. Kur jemi ndarë ai më ka thënë se fotot i kishte fshirë. Unë nuk jam aq budallaqe sa të nxirrja fotot edhe me fytyrën time. Nuk kam kërkuar unë që të dalin ato foto për t’u bërë e famshme, sepse isha mjaft e famshme në ato momente.

Mund ta quajmë dashuri dhe urrejtje lidhjen tuaj?

Ka qenë dashuri nga ana e Gentës dhe fiksim nga ana e Rubensit. Nuk e urrej.

Çfarë të kanë thënë prindërit për të gjitha këto?

Ata janë ndjerë shumë keq dhe unë i kam premtuar mamit se nuk do të përmendet më kjo histori. Ajo ka pasur merakun tim në radhë të parë, për jetën time. U përpoqa t’i shpjegoj se si kanë qenë gjërat në të vërtetë, sepse ata dinin që lidhja kishte përfunduar. Familja ime nuk ka qenë asnjëherë dakord. Ka raste që dashuria është e verbër. Unë e falënderoj familjen për mbështetjen, që nuk më lanë të zhytesha, por më kanë vlerësuar për atë që jam.

Liami i BB nis punën si DJ në Tiranë
Ish-banori i “Big Borther 5”, Liami, tashmë i është rikthyer jetës normale. Ai ka filluar punën si DJ në Tiranë.Pas daljes së tij nga Big Bother, ai ka pohuar se pas kësaj aventure do të kthehet jetës normale në Gjermani, por nëse do t’i propozohen oferta të mira në Tiranë, ai do të merr në konsideratë për të jetuar aty.Liami fillimisht do të jetë i ftuar special në një klub të natës në Tiranë si DJ, por ofertat për të pritet të shtohen.

Arbri e shijon me Gerten fitoren
Menjëherë pas natës finale të edicionit të pestë të “Big Brother Albania”, fituesi nga Prishtina i këtij realty-shou Arbër Zeka e ka kaluar mbrëmjen me vajzën që nisi ta ngacmojë kur ishte brenda në shtëpi.

Ja ne siguruam këtë foto ku shihet Arbri me Gertën, madje shumë pranë njëri-tjetrit. Ishte si një simpati që shpesh herë triumfuesi thoshte sikur e donte vajzat e takave të lartë të BB5. Por sa është e vërtetë që mund të lindë diçka, kjo pritet të shihet.

Ndërsa ne mësuam edhe diçka tjetër që Arbri atë natë e ka kaluar pa gjumë, por se me kë nuk e dimë./vipat/

Françeska Lidhja Me Ermalin Do Jetë Më E Bukur
Françeska, vajza nga Vlora e cila zuri vendin e katërt në edicionin e pestë të ‘Big Brother’ thotë se pas daljes nga shtëpia, lidhja e saj me Ermalin do të jetë më e bukur.

Prisje më shumë se vendin e katërt?

Nuk mendova fare për veten, prisja pak më shumë për Ermalin. Ishte një zhgënjim i madh për mua, por këto gjëra i ka loja dhe duhet t’i pranojmë.

E shihje Arbrin si fitues?

Arbri ishte një ndër fituesit e mundshëm, por dy pretendentët kryesorë ishin Ermali dhe Liami. Arbri ishte ai që i shfrytëzoi me zotësinë e vet.

I je kundërvënë shumë javën e fundit. Kjo për faktin se shprehte shumë siguri në fitore?

Jo vetëm për këtë. Arbri, duke debatuar me Liamin, i ka thënë që ka bërë lojë të pistë, sepse kapej me çiftin. Vetë Arbri bëri të njëjtën gjë dhe nuk më pëlqeu fakti që u tregua kontradiktor. Iu kundërvu Liamit se më ofendoi mua, por të premten ishte Arbri ai që për pak ngriti dorë ndaj meje. Ishin të gjitha këto që e bëjnë Arbrin kontradiktor dhe bashkë me sigurinë e tij të tepruar, më tepër ambicioz nga çfarë e mendoja.

Të ka favorizuar apo penguar lidhja që krijove me Ermalin?

Nuk mund ta quaj favorizim, sepse përndryshe nuk do të isha në këtë pikë. Publiku do të shikojë një javë apo dy historinë e bukur të një çifti, por pastaj do të shikojë Françeksën me karakterin e saj dhe Ermalin me karakterin e tij. Besoj se këtë gjë e pa, përderisa ne të dy ishim deri në fund bashkë. Lidhja në shtëpi më shkaktonte ndonjëherë stres më shumë se ç’mund të kishin banorët e tjerë, duke pasur parasysh që gjithmonë gjykonin për lidhjen dhe moshën, por në fund të fundit ishte eksperienca më e bukur që unë kam kaluar deri tani. Shpresoj të mos mbyllet gjithmonë me kaq.

A do të vazhdojë jashtë?

Janë të tjera kushte, por përderisa rezistuam në një lojë të egër dhe të fortë si ajo e “Big Brother”, besoj se jashtë do të jetë më e bukur, më e lirshme.

Sa ishin pretendimet e tua për çmimin e madh?

Finalen e prisja, ndonëse nuk isha 100 për qind e sigurt. Ishte logjike që nga pesë veta, njëri do ta merrte dhe ne na shkonte ndërmend gjithçka: mund ta fitonim, mund të dilnim të parët apo të fundit. Medaljen me veten time e kam fituar. Pasi dola, e kuptova që kisha marrë edhe një medalje nga publiku. Ata më kthyen atë që unë u kisha dhënë për tre muaj.

E takove familjen e Ermalit?

Jo, nuk kam takuar akoma asnjë. Ermali takoi familjen time, por besoj se dhe unë do t’i takoj.

Banoret e “Big Brother 5” terbohen pas spektaklit final
Nuk kanë qenë të gjithë në after party që u organizua pas natës finale të ‘Big Brother Albania 5’. Por ata që kanë qenë e kanë “djegur” diskon ‘Saint Tropes” në Tiranë.Ishin edhe disa nga finalistët, nuk mungoi Arbri, Liami, Genta, Anila, Vlashi, Graciano, Lorena, Klaudia, Gerta etj. Por si duket Ermali dhe Franceska nuk ishin, apo të paktën syri ynë në këto foto nuk na i zuri. Megjithastë ata që ishin janë harbuar fare duke hypur edhe sipas në banak e duke kërcyer.