Braktisi gruan shtatzënë, dibrani: S’më respektonte prindërit, vajza: Më ofendonin

Braktisi gruan shtatzënë, dibrani: S’më respektonte prindërit, vajza: Më ofendonin

207
0
Shperndaje

florida-e-braktisura-nga-i-dashuri_1474890057-3318527

Një 20-vjeçare, në muajin e 5-të të shtatzënisë, e cila u bë protagoniste pak ditë më parë në emisionin ‘Me zemër të hapur’ i ka shkuar më tej historisë me ish-bashkëjetuesin e saj, i cili i deklaroi ndarjen publikisht në TV.

Florida Mersela nga një fshat i Klosit i kërkon live arsyet e ndarjes Elvin Hotit, i cili tashmë ndodhet në studion e emisionit për të dhënë versionin e tij.

Çfarë po ndodh me jetën tënde dhe Floridës?

Nuk doja që kjo histori të bëhej publike. Si gjithë të rinjtë edhe unë u lidha në FB. Më premtoi se do më bënte të lumtur dhe më pas familjen time. Pasi fola gjatë ajo më kërkoi që unë t’i shkoja në shtëpi. Më kërkoi që t’i shkoja në shtëpi e ta merrja fshehurazi. Më thoshte se donte të ikte nga shtëpia dhe mos ta dinin se ku ishte.

Pse e njohët në FB?

Këtë nuk e di. Ajo më thoshte që të shkoja fshehurazi. I thash se nuk do vija fshehurazi, por do vija të pija kafe. Dua të marr nuse. Pasi u tregoj prindërve që jam njohur me një vajzë në Fb dhe e dua. Shkuam në shtëpi, u fejuam dhe shumë shpejt u martuam. Por, për përderisa ishte e fejuar, qante dhe thoshte që ‘eja më merr’.

 

Ju çfarë i premtuat Floridës? A i keni realizuar?

Edhe unë i premtova se do kemi një familje të lumtur, me kalimin e kohës do jemi të lumtur.

Po sot kur i bëni analizë kësaj lumturie?

Më pati premtuar se do më bënte të lumtur. Prindërve u them se ‘dua të shkojmë në shtëpi ta marrim’. Kur shkova në shtëpinë time, punë 2 javësh, vazhdonte të mos më bindej. Thoshte se nuk më respekton mami, babi dhe vëllezërit. Më pas vendosi që mos t’u fliste të shtëpisë time.

Po kush ishin pretendimet e saj?

Unë i thoja se pse nuk u flet. Thjesht thoshte se si më shikojnë me një sy. E pyesja se nëse të kanë thënë ndonjë fjalë. Më thoshte se ‘ti ke mendimin tënd, unë timin’. Lajmërova dhe vëllezërit.

Ishte shtatzënë kur u ndatë?

Ishte në muajin e parë të shtatzënisë. Asnjë arsye nuk kishte. Veç thoshte se si më shikojnë. Ndërhyn Florida: Çfarë janë këto fjalë. Unë i kam folur gjithmonë babait tënd. Mami jot kur ikje në shkollë mamaja sillej keq me mua dhe më thoshte se nuk duhej t’i tregoja Elvinit.

Elvin ju thatë se e dashuronit Floridën..

Po u dashurova aq shumë sa bëra gjithçka.

E ke menduar që të jetonit veç?

Po e kam menduar. Ndaj i thoja që mi respekto familjen, se do jetojmë vetëm. U kam treguar edhe vëllezërve. Pasi vinë ata, unë ju tregoj punën. Në sy të vëllait të vet, në sy të dajës.