BMW prezanton funksionet e avancuara të modelit të ri të Seria-5 (VIDEO)

BMW prezanton funksionet e avancuara të modelit të ri të Seria-5 (VIDEO)

118
0
Shperndaje

bmw-seria-5_1474269463-5372012

Para debutimit zyrtar që do ta ketë në Detroit Auto Show në Janar 2017, BMW ka prezantuar një videoklip i cili paralajmëron modelin e ri të Serisë-5.

Në këtë klip shihet se timoni dhe Lane Control Assistant janë huazuar nga BMW Seria-7, transmeton Express. Kjo video është fokusuar në tiparet e ngasjes autonome e cila duket e ngjashme me Tesla Autopilot i cili funksionon falë Active Cruise Control, timonit të automatizuar dhe funksionit ndal dhe nisu.

Nuk dihet ende se deri në çfarë shpejtësie do të funksionoj sistemi autonom, ne e dimë se në modelin e fundit të serisë 7 ky sistem funksionon në shpejtësi deri në 210km/h.

Veçori tjetër në këtë model është edhe Crossroad Warning System i cili paralajmëron dhe reagon kur një veturë lidhet rrezikshëm me rrugën kryesore. Ky sistem në rast të një rreziku të tillë mban frenat në gjendje gatishmërie dhe nëse është nevoja edhe të frenoj.

Në video nuk është përmendur edhe një veçori tjetër e cila pritet të jetë në këtë model, ajo është Remote Parking System i cili tashmë është vendosur në serinë 7 dhe në gjeneratën e fundit të Mercedes-Benz E-Class. Ky tipar mundëson parkimin e veturës me anë të çelësit duke qenë jashtë veturës.