2:27 pm - Wednesday June 19, 2013

Bayern në finale pas 120 minutave triller në “Bernabeu”

Real Madrid dhe Bayern zhvilluan ndeshjen më të bukur të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve ngase të dy skuadrat luanin hapur. Që në minutën e gjashtë Real Madrid avancoi me golin e Cristiano Ronaldo-s nga penalltia e dyshimtë. David Alaba kishte dorën përfundi trupit kur preku topin i cili nuk shkonte në drejtim të portës së bavarezëve. Në minutën e 14-të, Ronaldo shënoi golin e tij të dytë kësaj radhe nga një pozicion shumë i dyshimtë jashtë loje. Bayern ia doli të kthehet në lojë pas ndërhyrjes së Pepe-s ndaj Mario Gomez. Robben qëlloi nga 11-të metërshi dhe gjithçka ishte e barabartë duke llogaritur rezultatin nga ndeshja e parë. Shumë më tepër taktizime në pjesën e dytë në të cilën bayern pati një rast shumë të mirë por Mario Gomez nuk arriti të finalizoj nga brendia e zonës pas asistimit të Robben. Kujdesi ishte i jashtëzkaonshëm që të mos prnaohej gol dhe kjo ndikoi që ndeshja të shkoj në vazhdime dy herë nga 15-të minuta.Bayern nuk kishte bërë asnjë zëvendësim përgjatë 90-të minutave, ndërsa te Real Madrid në vend të Di Maria-s në lojë u inkuadrua braziliani Lleite Kaka.Pas vazhdimeve dy herë nga 15-të minuta nuk pati asnjë shansë ideale të krijuar nga jëra dhe skuadra tjetër dhe në fund vendosën penalltitë. Dy superyjet e Real Madrid, Ronaldo dhe Kaka humbën mundësinë që të shënojnë e po ashtu edhe Sergio Ramos edhe pse Iker Casillas mbajti gjallë skuadrën e tij në lojë pasi ndali goditjet e Toni Kroos dhe Philip Lahm. Porn ë fund vendosi Bastian Shweinstaiger me goditje precize e cila i mundëosi gjigantit bavarez finalen e 19 majit në stadiumin e vet “Allianz Arena” kundër Chelsea-t.

Filed in: SPORT

No comments yet.

Leave a Reply