Babai mostër që vdiq sot në spital, vrau e varrosi vajzën në oborrin e shtëpisë

29

Gjatë së dielës në reaminacionin e QSUT-së, ka vdekur i dënuari 74-vjeçar Brahim Facaj, i cili vuante dënimin për veprën penale “Vrasja”.

Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Emri i tij tronditi mbarë opinionin publik në vitin 2006, kur u zbulua se ai së bashku me bashkëshorten Nurijen, ishin autorë të vrasjes së vajzës së tyre Afërditës vetëm 20 vjeç.

Ata e kishin vrarë vajzën në vitin 1996 pas kthimit të saj nga Italia, dhe e kanë varrosur vetëm disa metra nga shtëpia e tyre. Ata kanë bërë të pamundurën që ky krim të mos zbulohej.

Pas hetimeve të vazhdueshme të policisë rasti është zbuluar dhjetë vjet pas vrasjes, respektivisht në vitin 2006. Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për Brahim e Nurije Facajn nga fshati Drisht i komunës Postrribë në Shkodër, të akuzuar “për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim” dhe “fshehje të krimit”.

Për babanë e viktimës, Brahim Facaj, gjykata ka vendosur 25 vjet burg, ndërsa për bashkëshorten e tij, njëkohësisht njerka e viktimës, ka vendosur 15 vjet burgim./shi.al