Bie ne humnere nje autobus me pasagjere me aksin Tirane-Elbasan, ne vendin e quajtur “Qershite”, ndërkohë që dyshohet se rreth 30 persona janë plagosur.
Sipas informacioneve të fundit autobusi me targa LB 31 56 ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminë.
Mësohet se forca policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pritet të kryhet transportimi i të lënduarve në Spitalin Ushatarak.
Nderkohe drejtuesit e qarkullimit rrugor kane nderprere levizjen e automjeteve ne Qafen e Krrabes. /Top-Channel




