“Arben Ahmetaj la 80 mijë euro në kazino, si Tom Cruise po...

“Arben Ahmetaj la 80 mijë euro në kazino, si Tom Cruise po pushon në hotelin më të shtrenjtë”

233
0
Shperndaje

ahmetajSali Berisha ka bërë të ditur sot se ministri i Financave Arben Ahmetaj, të cilin Berisha e quan “Tom Cruise”, po pushon në Kalkidiki të Greqisë, në hotelin më të shtrenjtë. Ai thotë se “qytetari dixhital” e ka informuar se Ahmetaj ka lënë në një natë në kazino plot 80 mijë euro.

“Emigranti dixhital informon:

Arben Ahmetaj alias Tom Cruise po pushon ne Kaklidiki ne hotelin me te shtrenjte.

Ministri Ahmetaj la ne nje nate, ne Kazinone e Hotelit, 80 mije euro.

Ministri Ahmetaj dergoi urgjent shoferin ne doganen e Bilishtit per te marre nga hajdutet e tij aty edhe 80 mije euro qe te paguante dhe te mos e mbanin peng! sb

“Pershendetje Doktor Berisha jam nje puntor shqiptar qe punoj ketu ne nje Hotel ne Kalkidiki te Greqise Ketu ne hotel me 5 yje po kalon pushimet ministri arben ahmetaj, shoke te mij te punes e kane pare ate ne kazinon e Hotelit Porto Karra .Eshte hoteli me famoz atje. Ka marre dhomen me te shtrenjte

Ministri brenda nje nate atje ka lene 80 mije euro. Edhe ka cuar shoferin e tij ne doganen e Bilishtit po ate nate te marre 80 mije euro te tjera se rrezikonte ta mirrnin peng po te mos dorzonte parat!”.