‘Apple’ pjesë e skandalit që po trondit botën: 252 miliardë dollarë në parajsën fiskale

36

“Paradisë Papars”, mega-skandali  parajsës fiskale ka përfshirë jo vetëm disa nga figurat më të njohura në botë si Mbretëresha e Anglisë apo kryeministri kanadez, por edhe disa kompani prestigjioze.

“Apple”, firma më fitimprurëse në botë, mesa duket paska një strukturë të fshehtë që i mundëson të vazhdojë të shmangte miliarda taksa.

Image result for Paradisë Papers apple

 

Dokumentat e publikuara zbulojnë se si ‘Apple’ anashkaloi një gjobë të vitit 2013 nga qeveria irlandeze, duke aktivizuar një strehë tatimore në det të hapur.

Kompania kishte investuar 252 miliardë dollarë, në Ishullin ‘Channel ‘të Jersey.

Image result for Paradisë Papers apple

 

‘Apple’ ndërkohë tha se struktura sekrete nuk kishte ulur taksat e saj.

Kompania pretendoi se mbetet tatimpaguesi më i madh në botë, duke paguar rreth 35 miliardë dollarë në taksën korporative gjatë tre viteve të kaluara.

“Ndryshimet nuk ulën pagesat tona tatimore në asnjë vend të botë!” , tha ‘Apple’.

Image result for Paradisë Papers apple

Në një deklaratë të mëtejshme kompania theksoi se asnjë veprimtari apo investim nuk ishin zhvendosur nga Irlanda.

“Paradise Paper” është skandali i fundit që ka përfshirë elitën politike nga mbarë bota, me dokumenteve financiare që po hedhin dritë mbi botën e financave në det të hapur.

Image

Dosjet gjithashtu tregojnë se si korporatat e mëdha ulin taksat e tyre duke krijuar kompani të huaja për të mbajtur pasuri të patrupëzuara siç është dizajni i logos ‘Sëoosh’ të kompanise “Nike”.

Sikurse skandali i vitit të kaluar, “ Panama Papers”,  dokumentet janë marrë nga gazeta gjermane ‘Süddeutsche Zeitung’.

Image

Të dhënat e para janë vetëm një pjesë të vogël e zbulimeve që pritet të ekspozojnë këtë javë skandalet tatimore dhe financiare të qindra njerëzve dhe kompanive më të fuqishme.

Shumë nga zbulimet tregojnë sesi politikanë, të famshëm dhe individët me vlerë të lartë përdorin struktura komplekse të trusteve, fondacioneve dhe kompanive  për të mbrojtur paratë e tyre nga zyrtarët e taksave ose për të fshehur marrëdhëniet e tyre pas një fshehtësie sekrete.

Image result for Paradisë Papers apple

Midis listës së gjatë të klientëve ndërkombëtarë të ‘Appleby’, kompanisë që kontrollonte këto investime ne det të hapur, janë multi-milionerë me lidhje në mbarë botën. /Përshtati për “SYRI.net”- Xhuljana Zani/

Image result for Paradisë Papers apple