Albani e Miriami japin një lajm shumë të mirë (FOTO)

22

Ata të dy janë jo vetëm një ndër çiftet më të preferuar, por edhe këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani në një mënyrë apo tjetrën kanë qenë gjithmonë të pranishëm në vëmendjen e fansave.

Ata janë bërë prindër të një vajze ndërkohë që kanë vendosur të rikthehen bashkë…në muzikë.

Miriam Cani ka postuar sot një foto me Alban Skënderaj dhe ka pyetur fansat nëse janë gati për këngën e radhës. “A jeni gati për duetin e radhës?”, shkruan Miriami.

Kohët e fundit, këngëtarja e ka ngacmuar vazhdimisht kuriozitetin e ndjekësve duke paralajmëruar projekte të ndryshme.

Miriam mund të jetë thjesht duke matur pulsin e fansave, por ajo duhet të jetë e sigurt që zemra e të gjithëve rreh fort për një këngë të re të tyre.

Kujtojmë që bashkëpunimi i fundit mes çiftit ishte “Let me die wtih you”. /b.l/noa.al/