A mund të pimë birrë pasi kemi bërë sport ose palestër (Foto)

A mund të pimë birrë pasi kemi bërë sport ose palestër (Foto)

195
0
Shperndaje

cheers-beer-yoga_1467721548-9963853

Pas një ore stërvitjeje, në palestër apo në ajër të pastër, shumëkujt prej nesh mund t’i shkojë mendja për një birrë. Por a është veprim i zgjuar të pimë birrë në raste të tilla? Pasi djersijmë është mirë të pimë një gotë birrë apo më mirë të pimë thjesht ujë?

Shumë njerëz mendojnë se birra në këto raste mund të jetë një pije e mirë për të rimarrë energjitë e humbura, pasi përmban karbohidrate. Megjithatë, ajo çfarë trupi ynë ka nevojë pas ushtrimit është hidratimi. Kështu që alkooli mund të japë plotësisht efektin e kundërt.

Nëse doni patjetër të pini birrë, ju këshillojmë të konsumoni një birrë të lehtë me shumë pak alkool, por pas saj të pini ujë, si dhe të ushqeheni në mënyrën e duhur.

cheers-beer-yoga_1467721548-9963853

Picture 1 of 3

Këshilla më e mirë është të hidratoheni me ujë dhe të konsumoni proteina që treten lehtë, siç mund të jetë kosi me pak yndyrë, së bashku me një ushqim që është burim karbohidratesh, për shembull një banane.

Shperndaje