A duhet të shqetësohemi nga valët e Wi-Fi?

A duhet të shqetësohemi nga valët e Wi-Fi?

141
0
Shperndaje

internetHulumtuesit shkencor kanë shpenzuar dekada me radhë duke parë për rreziqet që paraqesin llojet e ndryshme të valëve që transmetojnë rrjetet wireless. Mesa duket, do t’u duhet të kërkojnë akoma.

Në punë dhe shtëpi hasim disa dhjetëra rrjete wireless që transmetojnë  valë të padukshme përmes trupit tonë. Të tillë janë kompjuterët, telefonat, mikrofonat ose kufjet me Bluetooth, e shumë të tjera. Është logjike të pyesësh dhe të shqetësohesh se çfarë efekti kanë të gjitha këto energji në shëndet.

Ndërsa volumi shumë i madh dhe kudo-ndodhja e pajisjeve wireless është një fenomen i ri, lloji i rrezatimit që ata prodhojnë ka qenë një subjekt kërkimor për shkencëtarët në dekadat e fundit. Në vitin 2013, John Moulder, profesor i onkologjikut në “Kolegjin Mjekësor Wisconsin”, rishikoi studimet ekzistuese mbi efektet e Wi-Fi-së në shëndet.

Modemet që shpërndajnë Wi-Fi  dërgojnë dhe marrin informacione duke përdorur valët e radiove, të cilat janë një formë e rrezatimit elektromagnetik.

Studimi i valëve të radios dhe shëndetit të njeriut shkon pas në kohë deri në 1950, kur lindën dhe shqetësimet e para për punonjësit e marinës, të cilët ekspozoheshin ndaj rrezatimeve shumë të forta të radarëve në nëndetëse. Pra, lloji i rrezatimit që lëshon Wi-Fi ka 50 deri në 60 vjet që po studiohet.

Kërkimet kanë treguar se në frekuenca shumë të larta, rrezatimi elektromagnetik mund të ndikojë në rritjen e kancerit. Kërkuesit në këtë  studim nga ana tjetër na sigurojnë se nuk ka shumë rrezik. Kjo sepse autoritete botërore të shëndetit, duke studiuar më shumë fortësinë e sinjaleve dhe rreziqet që na vijnë nga to, kanë përcaktuar një limit dhe standarde të sigurta për të gjitha pajisjet. duke filluar nga telefoni, mikrovala e deri tek çelësat elektronikë për të hapur makinën.

Rrezatimi që në marrim nga modemet e Wi-Fi-së janë shumë e shumë më poshtë këtyre limiteve të sigurisë.

Për të kuptuar më mirë rolin negativë të Wi-Fi-së, është mirë që të kuptojmë fillimisht se si punojnë këto pajisje. Shumë njrrëz mendojnë se ato janë duke  dërguar pa pushim informacione dhe rrjedhimisht duke lëshuar valë. Në të vërtetë, këto pajisje transmetojnë vetëm në 0.1% të kohës. Kjo përqindje mund të ngrihet paksa vetëm gjatë kohës kur jeni duke parë video, por në pjesën më të madhe edhe modemi juaj është duke qëndruar në ‘pritje’.

Gjithashtu, për çdo 3 cm qe ju jeni larg nga vetë pajisja që transmeton Wi-Fi, fuqia e rrezatimeve ulet ndjeshëm. Foster, një bashkautor në këtë projekt shpjegon: ”Gjatë një telefonate, telefoni juaj transmeton valë rreth 100 herë më të fuqishme se sa modemi juaj i internetit. Nuk duhet harruar se gjatë gjithë kësaj kohe telefoni qëndron ngjitur me kokën tuaj dhe përsëri në këtë rast nuk shohim ndonjë problem shëndetësor të formohet”.

Momentalisht Organizata Botërore e Shëndetit dhe Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtimet mbi Kancerin i kanë klasifikuar aparatet telefonike si burime ‘të mundshme’ të kancerit, që do të të thotë se nuk ka asnjë kërkim të mjaftueshëm që të thotë me siguri se telefonat shkaktojnë ose jo kancer.

Kjo nuk do të thotë se këto burime duhet të përjashtohen si burime të mundshme. Studime të shumta mbi kavje kanë treguar se një ekspozim i dendur ndaj rrezatimeve të valëve telefonike lidhej me një rritje të  shfaqjes së kancerit në tru dhe zemër tek këta të fundit. Ndërsa niveli i lartë i ekspozimit ndaj rrezatimit të Wi-Fi-së lidhej me një rritje të nivelit të stresit dhe ndryshimeve hormonale, të cilët nga ana e tyre mund të shkaktojnë kancer.

Vlen të përmendet se ndonjëherë studimet e kryera mbi kavje nuk janë të vlefshme edhe për njerëzit, si dhe se niveli i ekspozimit ndaj rrezatimeve tek këto kavje ka qenë shumë herë më i madh se sa ai që njerëzit hasin në jetën e tyre të përditshme.

Kjo do të thotë se është e nevojshme të kryhet studime me persona që  janë të rrezikuar nga nivele  të larta rrezatimesh, ashtu si shembulli që përmendëm në fillim të marinasve.

Gjithçka që kërkuesit mundën të nxirrnin nga ky studim ishte se tani për tani të mos shqetësohemi për rrezatimet ndaj valëve të Wi-Fi-së./ Shëndeti.com