A do të largohet Ertugrul nga seriali? Ja ç’thotë kompania e produksionit

16

Ertugrul është seriali historik që ka thyer rekordet e audiencës dhe që aktualisht në Turqi pritet të fillojë sezonin e katërt.

Është përfolur se ky do të jetë sezoni i fundit dhe se aktori Engin Altan Duzyatan i cili luan rolin e “Ertugrul” do të largohet nga seriali para fundit të sezonit.

Lidhur me këto thashetheme ka reaguar kompania e produksionit e cila me deklaratën e saj ka lënë të kuptohet se Ertugrul do ketë një fund të lumtur.

“Nuk është vendosur ende, por duke qenë se seriali është pëlqyer shumë duhet të ketë një fund të lumtur”, ka thënë kompania e produksionit./xing.al