13 vjeçari shqiptar që po shokon mjekët, nuk dinë çfarë ka! I rri temperatura vetëm… !!

42

Ky djalë që shihni në foton më lart është vetëm 13 vjeç dhe prej 10 muajsh vuan nga një sëmundje misterioze që edhe vetë mjekët kasnë mbetur të shtangur.

Ndonëse analizat e kryera disa herë ndaj tij nuk kanë nxjerrë gjë, mjekët ngelen të pafuqishëm për ta zbuluar se çfarë ka.

R. Karavidha nxënës në klasën VIII në shkollën 9-vjecare “Avni Rustemi” në qytetin e Libohovës për muaj me radhë së bashku me prindërit, po endet dyerve të spitaleve jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në kryeqytet, pasi prej muajsh ai ka një temperaturë trupore të pazakontë, 39-40 gradë.

Rajmonda, nëna e 13 vjeçarit thotë se shpresa e vetme ngelet mjekimi në spitalet jashtë vendit, por gjendja ekonomike e familjes Karavidha, nuk mund të përballojë dot kostot, pasi bashkëshorti i saj është i pa papunë dhe i vetmi burim të ardhurash në këtë familje, ngelet paga e saj mujore prej 22 mijë lekësh e cila është pothuajse e papërfillshme.

Sa i takon vogëlushit ai tashme ndodhet i izoluar në banesë e cila përbëhet vetëm nga një dhomë në kushte mjerane, ndërsa prej kohësh ka humbur mundësinë e frekuentimit sistematik të procesit mësimor.

Prej çeljes së shkollës në mes të shtatorit të këtij viti, fëmija 13 vjeçar, ka shkuar vetëm tre ditë në shkollë, ndërsa pjesën tjetër e ka ngrysur me familjarët brenda katër mureve.

Ky është një rast tepër i rrallë ndaj edhe kontributi për këtë familje, nuk duhet të mungojë duke shpresuar që 13 vjeçari i cili ka pasion gazetarinë dhe sportin, të kalojë këtë situatë të vështirë dhe të rikthehet sërish përkrah miqve dhe shokëve të tij.