10 MODELET MË TË FAMSHME NË INSTAGRAM

42

Një blog personal është një mënyrë për të rritur vetëvlerësimin. Por sot disa supermodele kanë mësuar t’i konvertojnë “pëlqimet” e postimeve në dollarë. Ja kush janë 10 llogaritë më të famshme në Instagram, që u sjellin pronareve të tyre shumë fitime.

Danielle Bernstein

25-vjeçarja Danielle Bernstein u bë e famshme kur filloi blogun e saj “Wore What”. Blogu shpejt u bë shumë popullor, ashtu si edhe llogaria e saj në Instagram. Tani, me 1.7 milionë ndjekës në Instagram, ajo është bërë një nga modelet më të famshme të modës. Megjithëse ajo e urren të flasë për paratë, fiton pothuajse 15,000 dollarë për çdo postim.

Chiara Ferragni

Biondja që influencon modën italiane, Chiara Ferragni, ka qenë në krye për pothuajse 9 vjet. Nëse shikoni blogun e saj që nga fillimet, ju do të shihni transformimin nga një e panjohur në një ikonë të vërtetë të stilit. Sot, llogaria e saj ka pothuajse 10 milionë ndjekës, dhe secili postim i sponsorizuar i sjell Chiarës mijëra dollarë. Të ardhurat e saj vjetore janë rreth 8 milionë dollarë.

Wendy Nguyen

Wendy u diplomua nga UC Berkeley, në psikologji, dhe është bërë një blogere shumë e njohur e modës në Twitter, Facebook dhe YouTube. Videoja e saj me titull “25 mënyra për të lidhur shaminë” në 4,5 minuta u bë virale dhe është parë mbi 25 milionë herë. Llogaria e saj në Instagram ka 1 milion ndjekës. Megjithëse nuk ka shumë të dhëna për të ardhurat e saj vjetore, ekspertët thonë se mund të arrijnë në 1 milion dollarë.

Bryanboy

Bryanboy është ndoshta personi më i paqartë në botën e modës në këtë moment. Blogeri 24-vjeçar nga Filipinet filloi me postime udhëtimesh dhe më pas e ktheu vëmendjen nga moda. Postimet e tij qesharake tërhoqën mijëra pasues pothuajse menjëherë. Bryanboy është i famshëm për veshjet e tij të ndryshme dhe ekstravagante. Shumë dizajner të njohur të modës janë miq me blogerin.

Aimee Song

Blogerja kaliforniane Aimee zotëron një blog të quajtur “Song of Style”. Ajo e publikoi falas punën e saj, por kur u bë e famshme vendosi t’i kthente idetë e saj në dollarë. Aimee punon me dizajnerë me famë botërore, dhe Instagrami i saj frymëzues me 4.6 milionë ndjekës i sjell asaj shumë para.

Antoinette Kulas

Antoinette është një nga blogeret më të suksesshme në Australi. 3 vjet më parë, ajo postoi fotot e saj vetëm për argëtim, por sot llogaria e saj në Instagram ka 1 milion ndjekës. Blogerja ka kontrata me markat më të mira të modës dhe po përgatitet të krijojë linjën e saj të veshjeve.

Julie Sariñana

Julie Sariñana publikoi një blog jashtëzakonisht popullor të quajtur “Sinqerisht Jules”, dhe është lexuar nga mijëra njerëz çdo ditë. Në llogarinë e saj në Instagram, ajo promovon rroba dhe aksesorë për 4.6 milionë ndjekësit e saj. Nuk është çudi që me çdo postim të sponsorizuar ajo fiton pothuajse 150,000 dollarë.

Viki Odintcova

Viki Odintçova nga Shën Petersburg është një modele e agjencisë ruse Mavrin Models. Fotot e saj provokuese tërheqin shumë vëmendje dhe shpesh mund të shihen në kopertinat e revistave. Viki reklamon rroba, mbathje, produktet e humbjes së peshës dhe pajisjet për palestër.

Amra Olević

Amra Olević është një nga artistet më të njohura të kozmetikës në Instagram sot. Nëse jeni një nga 5.5 milion njerëz që ndjekin Amran, ju mund të shihni fotot e saj të përditshme të kozmetikës. Studio Anastasia ka linjën e vet të prodhimeve, dhe ajo po përgatitet të linçojë gamën e saj të produkteve për sytë.

Jessica Stein

Llogaria e Jessica Stein në Instagram do t’ju mahnitë. Blogerja 23-vjeçare ka vizituar tashmë 27 vende dhe 229 të tjerë janë në plan. Ajo i përshëndet 2.7 milion pasuesit e saj me pamje të mrekullueshme të vendpushimeve dhe shënimeve të shkurtra për udhëtimet e saj. (TIRANA TODAY)